LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skafisti rehabiliton Balilin/ “Më kërcënuan në Greqi”

25 Mars 2019, 16:06, Aktualitet CNA
Skafisti rehabiliton Balilin/ “Më kërcënuan në

Petro Dalanaj, skafisti i kapur me 700 kilogramë kanabis për të cilën akuzohet Klement Balili, gjatë intervistës në “Report TV”, me gazetarin Artan Hoxha, ka mohur të ketë njohje apo lidhje me Balilin.

Ai ka sqaruar se në momentin që po merrej në pyetje në Athinë e kanë pyetur për lidhjet që ka me Balilin dhe kanë këmbëngulur që droga është e tij. Mirëpo Dalanaj e ka mohuar një gjë të tillë dhe, sipas tij, ai është shprehur se njeh vetëm Spiro Girën.

Sipas Dalanajt, ai ka marrë kërcënime për dënim më të lartë nëse nuk përmendte Klement Balilin.

Pjesë nga intervista:

Në momentin kur shkuat në Athinë, ju morën në pyetje?

Po. Gjatë rrugës, para se të shkonim te zyrat, një nga ata policët që na kishin ndaluar, më tha që do të më çonte në një zyrë, por që nuk do të flisja fare. Unë nuk i ktheva përgjigje. Nuk dija se çfarë bëhej.

Më vonë, kur ka filluar hetuesia, për çfarë ju pyetën? Ju thanë se për çfarë akuzoheshit?

Atje më thanë që një shef i madh do të më pyeste në veçanti. Nuk e kisha fare idenë se çfarë bëhej atje sepse nuk kisha qenë ndonjëherë. Ai më pyeti se nga isha. I thashë që isha nga Saranda. Aty ishte edhe një person tjetër te porta, por që unë nuk e shikoja. Dhe ky shefi më pyeti dy herë se nga isha. I tha atij tjetrit që a e dëgjonte se çfarë po thosha unë. Më pyeti nëse e njihja një person me mbiemrin Balili. Unë i thashë qe nuk e kisha idenë se për kë po fliste. Më pyeti përsëri nëse e njihja dikë që quhej Klement Balili. I thashë që nuk e dija se kush ishte sepse nuk e njihja. Shefi më tha se Klement Balili ishte i zoti i mallit dhe se unë duhej ta njihja. Unë i thashë që nuk dija gjë dhe që nuk mund të flisja për diçka që nuk e dija. I thashë që njihja Spiro Girën, që ai m?i kishte dhënë lekët për të bërë atë punë. Më kërcënoi se do të dënohesha me burgim të përjetshëm, prandaj duhej të thosha të vërtetën. I thashë që e vërteta ime ishte ajo që unë njihja Spiro Girën dhe jo Klement Balilin. Ai këmbëngulte që unë të thosha se e njihja Klement Balilin. I kërkova që të më thoshte arsyen, përse unë duhej të thosha patjetër se e njihja. Më tha që malli ishte i Klement Balilit. I thashë që ai mund të thoshte çfarë të donte, por unë nuk e dija fare se i kujt ishte malli.

Ju treguan ndonjë fotografi të Klement Balilit, për të verifikuar nëse e njihnit apo jo?

Gjatë kohës që ju morën në pyetje, kishit avokat?

Përkthyes keni pasur?

Jo. Kërkova përkthyes, por nuk më sollën, meqë unë e di pak greqishten. Nuk më sollën përkthyes as në polici, as në gjykatë, as në gjyq.

Nga e dini greqishten?

E di greqishten sepse kam 58 vite që jetoj në Sarandë, kam një jetë këtu, nga televizori, nga shoqëria.

Keni qenë emigrant?

Kam qenë emigrant në Patra, në vitet 1991-1993. Pastaj u ktheva në Shqipëri dhe nuk kam shkuar më në Greqi.

Gjatë kohës që u morët në pyetje, për kë kanë këmbëngulur autoritetet greke? Të kanë nxjerrë përgjime që ju keni komunikuar me personat që kishin porositur ngarkesën?

Jo, as edhe një lloj përgjimi nuk më kanë sjellë, asnjë gjë vërteton që unë kam diskutuar apo kam biseduar. Asnjë gjë nga këto. Thjesht më kanë pyetur. Në polici kanë insistuar për Klement Balilin, kurse në hetuesi thjesht më kanë pyetur se çfarë kisha bërë dhe si e kisha bërë punën dhe me kë e kisha bërë. Ndërsa në polici insistuan shumë për Klement Balilin, më kanë bërë presion. Më kërcënuan se do të dënohesha shumë, nëse nuk tregoja për Klement Balilin.

Përse kanë këmbëngulur te Klement Balili?

Nuk e di.

Sipas tyre, ata thoshin që ai ishte pronari i kanabisit, i skafit?

Nuk e di.

Ku këmbëngulnin ata?

Nuk e di. Nuk mund të them një gjë që nuk e di.

Lajmet e fundit nga