web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si u lidh me grupin e trafikantëve/ Flet skafisti i Balilit

25 Mars 2019, 15:35, Aktualitet CNA

Petro Dalanaj i arrestuar si skafisti i 700 kilogramëve kanabis në Greqi ka dhënë dëshminë e dij rreth kësaj ngjarje për të cilën akuzohet Klement Balili.

Dalanaj ka zbuluar se si u përfshi në grupin e trafikantëve dhe ka zbardhur mënyrën sesi e ka transportuar sasinë e drogës në ishullin grek dhe sipas tij ai ka marrë paratë nga një biznesmen nga Fieri.

?Ngaqë e njihja zonën më kontaktuan pasi jam edhe peshkatar i vjetër dhe erdhën dy djem më thanë që do të takohesh me një biznesmen. Pas takimit me biznesmenin i thashë që dua paratë se kam halle paradhënie. Më dha ja 400 euro edhe një GPS. Fillimisht vajta në Greqi në Patra dhe takova një biznesmen siç më tha shtetasi S.G , kam vajtur me autobus edhe atje më ka thënë edhe vendin ku është skafi dhe vendin ku do ta transportoja drogën. Këtë punë e kam bërë me një peshkatar nga fshati Borsh të cilit nuk i thashë për Hashashin. Edhe për këtë transport do të merrja 5000 euro. Një muaj më vonë kam vajtur kam marrë skafin edhe kam ardhur në Sarandë ku do të merrja ngarkesën në zonën e Vërdecit në orën 10 të natës. Ngarkesa ishte gati, edhe ngarkesën e kanë bërë vetë ata të cilët nuk i njihja. Pas ngarkesës jam nisur direkt për Greqi dhe më dhanë mbi 500 litra benzinë me vete dhe në GPS kisha të përcaktuar vendin?,-është shprehur Dalanaj në intervistën e tij me gazetarin Artan Hoxha./CNA.al





Lajmet e fundit nga