LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi i Ravik Gurrës/ Dhoma e Avokatisë bllokon seancat gjyqësore

25 Mars 2019, 17:38, Aktualitet CNA
Ekzekutimi i Ravik Gurrës/ Dhoma e Avokatisë bllokon seancat

Mbrëmjen e 22 Marsit qyteti i Elbasanit u trondit nga ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra.

Vrasja e avokatit Gurra ka sjellë reagime të njëpasnjëshme të avokatëve të cilët ndjehen të friksuar nga ky akt i paprecedent, që nëse do të lihet pa autor dhe i pandeshkuar mund të krijoj precedentin e pasjes së të tjera viktimave.

Menjëherë pas ekzekutimit, avokatët në qytetin e Elbasanit në shenjë proteste vendosën të ndërpresin shërbimin e ofruar ndaj klientëve të tyre.

Në mbështetje të tyre një vendim të tillë e ka marrë ditën e sotme edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, e cila ka shpallur ndërprerjen e shërbimit për tre ditë, nga e mërkura në të premte, duke bllokuar kështu për tre ditë mbajtjen e seancave të planifikuara gjyqësore./CNA.al

Lajmet e fundit nga