Connect with Us

Lulzim Basha kapet mat/ Faktet që “kryqëzojnë” kreun e Republikës së re

Aktualitet

Lulzim Basha kapet mat/ Faktet që “kryqëzojnë” kreun e Republikës së re

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, Republika e re

Me kryetarin e Republikës së Re, Lulzim Bashën, çuditë nuk kanë fund.

Mbrëmjen e djeshme, në studion e emsionit “Zonë e lirë” të Arian Çanit, Lulzim Basha e cilësoi veten e tij si politikanin më europian që ka pasur Shqipëria.

“Sa i përket Lulzim Bashës, sa më përket mua, unë jam politikani më pro evropian, më evropian në radhë të parë, që ka sot Shqipëria. Ndoshta nesër vjen dikush tjetër më evropian se unë, por deri më sot, politikan më evropian se unë nuk ka.”-tha Lulzim Basha.

Por, nëse shikon faktet gjithçka është krejt e kundërta e asaj që pretendon Lulzim Basha.

Lulzim Basha është politikani i akuzuar për lobime ruse në SHBA, nga kompani offshore.

Me firmën e Lulzim Bashës është bërë financimi nga një kompani lobimi në SHBA, për të siguruar një foto me presidentin Donald Trump dhe mbështetjen në Kongresin Amerikan.

Lulzim Basha, Donald Trump

I ka dhënë nga xhepi apo ja kanë dhënë rusët kjo nuk dihet, por fakti është se 150 mijë dollar janë paguar në SHBA nga një kompani ruse, për të mbështetur Lulzim Bashën.

Në muajin nëntor të vitit 2017, agjencia e lajmeve BIRN publikoi një material të plotë mbi fondet që PD kishte paguar për të siguruar mbështetje në administratën e lartë amerikane.

Investigimi i Birn mbi lobimet ruse

Nga ana tjetër, ishte edhe revista investigative amerikane “Mother Jones”, e cila publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollar nga PD për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA.

Investigimi i revistes amerikane Mother Jones

Denoncimi u publikua edhe te Zëri i Amerikës, New York Times dhe bëri një zhurmë të madhe në Shqipëri. Askush nuk foli për detajin që lidhet me foton e Lulzim Bashës, raportuar në dhjetor dhe një vizitë të tij të mundshme në Edinburg, ku sipas mediave amerikane ka qendrën kompania Binniata Trade LP, e cila në skandalin e denoncuar ka paguar 150 mijë dollar për PD-në, kompanisë amerikane Muzin.

Basha në tren, udhëtimi drejt Edinburgut

Kompani ruse, burime të dyshimta, udhëtime të rastësishme në zonat e këtyre kompanive, por edhe heshtja dhe qëndrimet kontradiktore të vetë Lulzim Bashës, bëjnë që dyshimet të thellohen më tej.

LEXO EDHE:  Rusët pas “Biniatta Trade”?/ Revista amerikane zbulon “lojën” e PD

Por, ka edhe një tjetër detaj. “Lul Perëndimori” sikurse i pëlqen ta quajë veten, ka filluar të sillet si oriental, ka dalë edhe kundër ndërkombëtareve.

Ambasadorët po i shkojnë një e nga një në zyrë. Ai po kërkon të faktorizohet jo si perëndimor por si oriental, si një radikal që nuk e njeh perëndimin.

Ai që thoshte se nuk bëj revolucion se jam lider perëndimor, se më telefonojnë Merkel e Trump e më thonë e more pushtetin me dhunë. Ai që thoshte se nuk i djeg kurrë mandatet, kur studentët ishin në rrugë, vetëm dy muaj më vonë, ka filluar të sillet si radikal.

Ka bojkotuar parlamentin dhe mori vendimin për djegien e mandateve të deputetëve. Në asnjë veprim nuk e shohim si Europian, sikurse pretendon.

Prandaj, Lulzim Basha bën mirë të sqarojë dyshimet për lobimet ruse në radhë të parë, e pastaj këto të tjerat që vinë pas.

Nëse mendon se me heshtje do i kalojë dhe “çudia më e madhe, zgjat vetëm tre ditë”, gabohet. Me heshtjen e tij, skandali vetëm sa do të thellohet./ CNA.al

Shënim/ Lideri perëndimor po përplas “brirët” me perëndimin

Pagoi 650 mijë dollarë për lobim në SHBA/ Basha dogji mandatet nga frika e arrestimit

Skandali i lobimit në kompanitë off-shore/ Basha sërish drejt Edinburghut

Lobimi 150 mijë USD i PD/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë nis hetimet

Sërish skandal me firmat e lobimit/ Basha paguan 40 mijë dollarë për të nxirë Shqipërinë

Lobimi i PD në SHBA/ Gati prangat për Bashën?

Shtrëngohet “laku” për Lulzim Bashën/ SHBA sjell dokumentet që fundosin kreun e PD-së

Luli shkoi në Edinburg për paratë e Binniata-s?/ Gjurmët që thellojnë akuzat ndaj Bashës 

Lobimi në SHBA/ Çfarë u ka premtuar rusëve Lulzim Basha?

Lulzim Bashës po i shtrëngohet laku nga FBI

Dokumenti/ 6 akuzat e Gjykatës Federale dhe FBI mbi mikun e Bashës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pasi bleu BMW-në luksose, “kapter” Lleshaj shumëfishon gjobat

Publikuar

-

Nga

Pasi bleu BMW-në luksose, “kapter” Lleshaj shumëfishon gjobat

Pasi bleu përdori Policinë e Shtetit për të blerë një makinë luksoze në kulmin e pandemisë dhe pas tërmetit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tashmë po shumëfishon gjobat për qytetarët.

Mësohet se ministria e Brendshme ka propozuar disa ndryshime në Kodin Rrugor që parashikon rritjen e gjobave dhe masave ndëshkuese administrative për shkelësit.

Në draftin e publikuar nga mediat, por edhe artikuluar publikisht nga vetë ministri thuhet se janë shtuar gjobat për shkelje të rregullave që kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë apo ndërhyrjet e gabuara në rrugë që parashikojnë ndalim qarkullimi apo parakalimi.

Një tjetër masë është ajo për motomjetet që sipas ndryshimeve të propozuara do të duhet të jenë dallueshëm në trafik gjysmë ore pas perëndimit të diellit deri gjysmë ore para lindjes së diellit, duke mbajtur një jelek fosforeshent.

Gjithashtu është propozuar të shtohet edhe masa e gjobitjes së personave që drejtojnë një mjet të blinduar pa pasur lejen, si dhe mund të bëhet sekuestrimi administrative I tij.

LEXO EDHE:  Tryeza për Reformën Zgjedhore/ PD publikon qëndrimin e mbajtur në Këshillin Politik

LEXO EDHE:  TikTok dhe përplasjet SHBA-Kinë për teknologjinë

Gjobat e parashikuara për shkeljet

Për mosrespektimin e ndalimit të qarkullimit: 5 mijë – 10 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie jo më shumë se 10 km/orë: 1 mijë – 3 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie jo më shumë se 30 km/orë: 2 mijë – 4 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie në zonat e banuara: 5 mijë – 15 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie mbi 50km/orë: 100 mijë- 200 mijë lekë

Ndalimet e parakalimit: 5 mijë – 10 mijë lekë

Mosvendosje të rripit të sigurimit: 5 mijë – 15 mijë lekë

Për përdorimin e mjeteve elektronike: 5 mijë –  15 mijë lekë

Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit: 10 mijë – 20 mijë lekë./ CNA.al

Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ta japë dorëheqjen Sandër Lleshaj?

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL zbarkon në Korçë/ Në shënjestër tre të “fortët” e radhës

Publikuar

-

Nga

OFL zbarkon në Korçë/ Në shënjestër tre të “fortët” e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

J. K., banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

V. B., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

T. G., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

LEXO EDHE:  “Fasoneritë janë vatrat e reja të infeksionit”/ Basha: Qeveria po vepron me vonesë, s’ ka më kohë!

LEXO EDHE:  Tryeza për Reformën Zgjedhore/ PD publikon qëndrimin e mbajtur në Këshillin Politik

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ti pritet dora si në Mesjetë”/ Meta bën propozimin ekstrem

Publikuar

-

Nga

“Ti priten gishtat si në mesjetë”/ Meta propozon masa ekstreme 

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish sot në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa thekson se nuk do të lejojë ti preket asnjë presje.

Në një prononcim për mediat nga qyteti Korçës, Meta ka folur me tone mjaft të forta, edhe në lidhje me zgjedhjet, ku propozoi edhe masa drastike për “ata që prekin votat”.

“Zgjedhjet do të zgjidhin sundimin e ligjit. Pas 25 prillit, Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, në çdo rast. Të dy do të jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme. Prekja e Kushtetutës dhe vjedhja e votës. As presja e Kushtetutës nuk do të preket më. Kush prek një votë t’i pritet dora, si në Mesjetë, meqë është hequr dënimi me vdekje”-tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE