Cakaj takime me faktorin politik shqiptar/ Zgjedhjet në Tuz, mesazh i shkëlqyer
Gjatë vizitës në Malin e Zi, Ministri në Detyrë për Evropën ...
Si do të jetë ecuria e shtëpisë franceze të modës pa drejtorin e saj kreativ?
?Unë jam një njeri me këmbë në tokë, vetëm se jo mbi këtë tokë?, ishte një prej shprehjeve më të përdorura dhe më të pëlqyera të Karl Lagerfeld, i cili ndërroi jetë më 19 shkurt të këtij viti, shkruan The Economist.
Z. Lagerfeld, i cili lindi 85 vite më parë në Hamburg të Gjermanisë, edhe pse ndoshta asnjëherë nuk e ka ndier se i përkiste këtij planeti, e dinte mjaft mirë se çfarë donin të vishnin banorët e saj më të pasur. Si një nga artistët më të mëdhenj francezë të modës ?Haute Couture?, së bashku me Christian Dior, Coco Chanel dhe Yves Saint Laurent, z. Lagerfeld e shndërroi Chanel, firmën ku ai punoi si drejtor i saj kreativ për më shumë se 35 vjet, në markën shumëkombëshe që është sot.
Ditët pas vdekjes së tij janë shoqëruar me thashetheme rreth së ardhmes së shtëpisë së famshme të modës. Pronarët e Chanel, Alain dhe Gérard Wertheimer, e pranojnë se pjesën më të madhe të pasurisë së tyre e kanë vënë pas periudhës kur z. Lagerfeld filloi të punonte në shtëpinë e tyre të modës.
Kur dy vëllezërit e punësuan atë për të marrë përsipër sektorin kreativ të firmës së tyre, z. Lagerfeld u shpreh se ai u përball me një sektor ku target grupi që synohej të tërhiqej ishin gratë në moshë të mesme, gjë që sipas tij ishte disi e vjetruar. Menjëherë sapo mori në dorë drejtimin kreativ, ai bëri ndryshime rrënjësore, duke i bërë linjat më të gjata, më delikate dhe me detaje që binin menjëherë në sy dhe që identifikonin markën Chanel. Një njeri i fiksuar pas punës dhe që thuajse kurrë nuk bënte pushime, dizenjonte rreth 14 koleksione të ndryshme brenda vitit.
?Të dizenjoj për mua është njësoj sikur të marr frymë, prandaj nëse nuk mund të marr frymë do të thotë që jam në telashe?, shprehej ai shpeshherë. Por edhe anëtarët e tjerë të kësaj skuadre të madhe nën emrin Chanel ishin persona të cilët kishin një instinkt të pazakontë për biznesin e modës. Kështu, për shembull Jacques Helleu, drejtuesi i departamentit të marketingut të firmës, e kuptoi rëndësinë që kishte mbrojtja e një marke luksoze.
Chanel luftoi për pronësinë e saj intelektuale shumë kohë përpara se shtëpitë e tjera të modës të kuptonin rëndësinë e saj. Një sekret i ruajtur mirë ndër vite, u bë publik gjatë 2017. Rezultatet financiare të firmës, të publikuara për herë të parë në historinë e saj 108-vjeçare, treguan të ardhura prej 9.6 miliardë dollarë të gjeneruara në vitin 2017. Këto të ardhura ishin pjesë e portofolave të ndryshëm, duke përfshirë këtu çantat e dorës, parfumeve, produkteve kozmetike, veshjeve, stolive dhe këpucëve.
Marka dhe suksesi i Chanel-it gjithmonë kanë ngjallur interes edhe te shumë prej kompanive të mëdha të kësaj industrie. Bernard Arnault, shefi i Mowt Hennessy Louis Vuitton (LVMH), grupi më i madh i mallrave luksoze në botë, thuhet se ka dashur gjithmonë që të marrë në pronësi Chanel-in. Një vit më parë, drejtuesi financiar i Chanel-it konfirmoi se kompania nuk kishte asnjë plan për të shitur aksionet e saj.
Sipas një burimi të brendshëm të kësaj kompanie, vëllezërit Wertheimer ishin zotuar se do ta mbanin në punë z. Lagerfeld derisa ai të vdiste. Po tani, cilat do të jenë planet e tyre? Sipas Dirk Boventer i Atreus, një konsulent me pakicë, shitja e kësaj kompanie duket e pamundur, të paktën për momentin. Alain, Drejtori Ekzekutiv njoftoi se z. Lagerfeld do të zëvendësohet nga Virginie Viard, bashkëpunëtorja e tij më e afërt dhe më e besuar në gati 30 vite.
I mbetet znj. Viard tani që të ecë në gjurmët e z. Lagerfeld apo t?i japë kësaj kompanie një imazh të ri, ashtu siç edhe veproi Lagerfeld kur mori në dorë drejtimin kreativ të saj. Derisa ajo ta bëjë këtë gjë, Chanel pa z. Lagerfeld nuk do të ishte më shumë se një trofe për investitorët potencialë./ Monitor
Gjatë vizitës në Malin e Zi, Ministri në Detyrë për Evropën ...
Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj është shkarkua...
Vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh dominojnë n...
DASHI 21. mars – 20. prill Kjo është një ditë mjaft e favor...
Në hyrje të Roskovecit ditën e sotme u zhvillua një protest...
Protestat e opozitës përballë Parlamentit janë shoqëruar me ...
I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Zonë e Lirë”, ishte kryet...
Drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani, e ka pyetu...
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, në televizionin “Klan”, ...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në rubrikën “Pyetja që vret”, të...
Dua ta filloj këtë shkrim për të thënë që jam kundër TERMOCE...
Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani teksa dëgjo...
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, në televizionin “Klan”, ...
Protestat e njëpasnjëshme popullore të zhvilluara nga ana op...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Zonë e Lir...
Sipas disa personave kafshimi i buzës të partnerit është n...
Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e zonës së Krahësit, në...
Nëna e Popit vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh dhe...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Për të gjithë ato vajza që mendojnë se tradhëtarët janë shum...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...