LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pagoi 650 mijë dollarë për lobim në SHBA/ Basha dogji mandatet nga frika e arrestimit

6 Mars 2019, 13:40, Aktualitet CNA
Pagoi 650 mijë dollarë për lobim në SHBA/ Basha dogji

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, ?Stonington Strategies?, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Kontratat u raportuan më 14 nëntor në Departamentin Amerikan të Drejtësisë nga kompania ?Stonington Strategies?, ku deklaron se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga ?Biniatta Trade LP?-një kompani guackë e regjistruar në Skoci në vlerën e 150 mijë USD. Skandali bëri jo pak bujë si në mediat vendase, ashtu edhe në ato jashtë vendit.

Ndërsa pas kësaj, ishte revista investigative amerikane ?Mother Jones?, e cila publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollarë nga PD për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA.

Ndërkohë, sot në media është raportuar se në prokurori kanë mbërritur dy letërporositë nga SHBA, të cilat mund të vërtetojnë lobimet ruse të Lulzim Bashës.

Por, çfarë ka ndodhur ndërkohë?

Kujtojmë këtu se prej më shumë se dy javësh, Basha deklaroi djegien e mandateve të deputetëve,  me pretendimin se votat janë blerë me paratë e krimit, por ndërkohë që  është hera e parë në këto vite demokraci që në Kolegjin Zgjedhor nuki ka pasur asnjë ankesë në lidhje me zgjedhjet.

Gjithçka u bë me shpejtësi të madhe.

Pse i bëri kaq shpejt këto veprime Lulzim Basha?

Kur në dhjetor studentët ishin në rrugë duke protestuar, Lulzim Basha thoshte se nuk i djeg mandatet se ishte lider perëndimor, etij, por në shkurt, pas gati dy muajsh i dogji mandatet.

Pikërisht në momentin që nga SHBA kanë ardhur dy letërporositë për lobimet ruse , që ndoshta vërtetojnë pagesat nga off-shoret dhe financimet ruse të Lulzim Bashës. Një skandal ky i denoncuar gjerësisht nga mediat, edhe nga ato amerikane.

Pra, mesa duket qëllimi i vërtetë i Lulzim Bashës me djegien e mandateve nuk ka qënë për të rrëzuar Edi Ramën, por për të shpëtuar lëkuren e tij.

Qëllimi i vërtetë i Bashës duket të ketë qënë djegia e mandateve për të shpëtuar veten, pas skandaleve që i kanë plasur me ?Binniata Trade LP? dhe me financimet ruse nga off-shoret.

Ky duket të jetë qëllimi i vërtetë i kreut të opozitës. Nuk duket të jetë rrëzimi i Edi Ramës dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri. Thelbi i vërtetë i problemit duket të jenë hetimet nga FBI-ja dhe zbardhja e skandalit, të cilat mund ta çojnë Bashën në pranga.

Pra, ata duan që të ndizet turma dhe po u ndez turma acarohet më keq situata. Dhe këtë kërkon Basha, që të tensionohet situata.

Basha kërkon agravimin e situatës, sepse vetëm kështu mund të fitojë, duke luajtur rolin e viktimës dhe duke thënë se nuk ka bërë asgjë.

Skandalin e financimit nga off-shoret po tenton ta kthjejë në çështje politike, duke i paraprirë çdo zhvillimi të mëvonshëm në lidhje me hetimet për këtë çështje./ CNA.al

DASH fundos Bashën/ Çfarë dorëzuan amerikanët në prokurori për lobimet 

Skandali me lobimet në SHBA/ Basha në fund të karrierës?!

Skandali me lobimet e PD/ Tjetër dosje nga SHBA, Lulzim Basha gati të fundoset

Lulzim Bashës po i shtrëngohet laku nga FBI

Shtrëngohet laku për Lulzim Bashën/ Kreu i PD drejt prangave?

“The Independent” artikull për ndërhyrjet ruse në Ballkan/ Ndalet tek lobimet për Bashën

Lobimi rus i Bashës/ Prokuroria: Kemi 2 letërporosi nga SHBA

Skandali me lobimet ruse/ SHBA i ?tërheq veshin? Bashës?

Lajmet e fundit nga