LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Bashës po i shtrëngohet laku nga FBI

12 Shtator 2018, 09:34, Aktualitet CNA
Lulzim Bashës po i shtrëngohet laku nga FBI

Për herë të parë në historinë politike të demokracisë në Shqipëri, një politikan i nivelit të lartë dhe ekskluzivisht kreu i PD-së, Lulzim Basha duket se ka probleme të mëdha me SHBA-të, agjencinë e investigimit siç është FBI-ja.

Të premten FBI-ja arrestoi Lev Aslan, ky i fundit akuzohet për mospagim taksash, evasion fiskal, mashtrim financiar dhe pastrim parash. Arrestimi i tij u bë në momentin që Aslan po tentonte të arratisej drejt Turqisë.

CNA.al solli një raport të plotë si dhe lidhjet që çonin nga Aslan tek ortakët e tij dhe tek miku i Lulzim Bashës, Ekim Alptekin. CNA.al sot po sjell një tjetër material që lidhet me biznesmenin Alptekin, njeriu në foto me Lulzim Bashën, por që është edhe kumbar i familjarëve të kreut të PD-së.

Në një shkrim në media raportohet se dy biznesmenë amerikanë, ortakë të Lev Aslan në kompaninë SBK Holdings janë takuar më parë me presidentin turk Erdogan. Ata u arrestuan së bashku me Lev Aslan në momentin kur po hipnin në një avion privat për të ikur drejt Turqisë dhe akuza e FBI-së është për skema mashtruese prej 511 milionë dollarësh.

Erdogan u fotografua duke takuar Jacob Ortell Kingston, një nga dy vëllezërit e akuzuar për mashtrim, duke kërkuar  511 milionë dollarë kredi nga thesari i SHBA-së, pas falsifikimit të dokumentacionit për të treguar se kompania turke kishte prodhuar biokarburante.

Kjo, raporton Carlisle, është vetëm një nga disa ?lidhje të veçanta? që e lidhin Jakob dhe vëllain e tij Isaiah Kingston me biznese të dyshimta në Turqi dhe në Shtetet e Bashkuara, të cilat po hetohen nga këshilltari special Robert Mueller përmes presidentit të SHBA, Donald Trump.- 

Vëllezërit Kingston të cilët u përshkruan nga një prokuror i përgjithshem i Utah si një familje e krimit të organizuar, u arrestuan në 23 gusht në Aeroportin e Los Anxhelos.

Akuzat gjithashtu përfshijnë pastrimin e 11.2 milionë dollarëve, një shumë që erdhi nga një firmë në qendër të Kalifornisë, të zotëruar nga Jacob Kingston dhe Dermen e quajtur SBK Holdings usa inc.

Vitin e kaluar Korkmaz u akuzua nga prokurori special që hetoi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 për shkak të lidhjes së tij me Ekim Alptekin, i cili punësoi ish Këshilltarin e Sigurimit Kombëtar  të presidentit të SHBA, Donald Trump, Michael Flynn për të lobuar për Turqinë, raporton Propublica.

SBK Holdings është  kompania e cila lidhet me një nga personat që Erdogan ka dalë në foto, biznesmeni turk Sezgin Baran Korkmaz, i cili lidhet me transferime të mëdha parash në turqi.

Korkmaz zotëron kompaninë turke SBK, e cila ka shumë degë  si pasuri të patundshme, farmaceutike, shërbime financiare, energji dhe një linje ajrore të deshtuar të quajtur ?Bora Jet?, citon Salt Lake Tribu në dokumentet e gjykatës.

Alptekin dhe Lev Aslan, të arrestuar disa ditë më parë, janë bashkëpunëtorë në bizneset e tyre, për më tepër në rast se do t?i referohemi linkut të medias turke, nëpër rrjeshta gjen edhe kompaninë e dyshuar për të cilën janë bërë hetimet nga FBI-ja dhe kompania është SBK Holding. Por mjaft të dhëna gjen edhe në mediat amerikane.

SBK Holding është anëtare e Këshillit të Biznesit Turqi-SHBA, e cila kryesohet nga Ekim Alptekin, miku i Lulzim Bashës dhe kumbar në familjen e këtij të fundit.

SBK është një nga dy sponsorët platinorë të konferencës së Këshillit në Maj 2017 në hotelin Trump në Ëashington. Në këtë kohë shfaqet edhe një tjetër personazh Sezgin Baran Korkmaz. Të dy, Alptekin dhe biznesmeni tjetër, Korkmaz mbajtën fjalimet kryesore në konferencë. Në komentet e tij, Korkmaz i ka dhënë kreditet Alptekin, pasi sipas tij, ai e ka  ndihmuar atë të ketë sukses në biznes. ?Ku jam unë tani është për shkak të mbështetjes së z. Ekim?, tha ai në turqisht.

SBK Holding ka invesime në sektorë të ndryshëm si financa, mjekësia, miniera, energjia, pasuri të paluajtshme, automobilistikë, teknologji dhe logjistikë, dhe në botë ka rreth 5.000 punonjës.

Alptekin, miku i Lulzim Bashës dhe ortaku i biznesmenëve të sipërpërmendur të arrestuar në SHBA, Alptekin i cili dikur ka thënë se ka punuar si përkthyes në FBI dhe ishte afër FETO, gjithashtu ka krah të djathtë,  Sibel Edmonds.

Edmonds është një emër që del përpara qëndrimit të FETO. Edmonds pohoi gjithashtu se qeveria turke përdorte Këshillin Amerikano-Turk për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA.

Këshilli Amerikano-Turk është një partner i gjatë i Këshillit Bussines Turk-SHBA, i kryesuar nga Alptekin. Korkmaz, Termendzhyan dhe Alptekin gjithashtu ndërlidhen me Jacob Ortell Kingston, presidentin aktual të Mega Varlik.

Lidhjet e këtij kulti poligamik me hetimin e këshilltarit special Muellerit, bashkëpunëtorët e Mike Flynn dhe Krimit të Organizuar Transnacional, nuk përmenden, por këta dyshohen bashkë me Alptekin sipas mediave turke dhe atyre amerikane të jenë përfshirë në një skemë për rrëmbimin e klerikut Fetullah Gulen.

Vitin e kaluar Korkmaz u akuzua nga prokurori special që hetoi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 për shkak të lidhjes së tij me Ekim Alptekin, i cili punësoi ish- Këshilltarin e Sigurimit Kombëtar  të presidentit të SHBA,  Donald Trump, Michael Flynn për të lobuar për Turqinë, raporton Propublica.

Hetuesit zbuluan se Flynn kishte pranuar mbi 5000,000 dollarë nga Alptekin për të hetuar mënyrat për të ekstraduar Fetullah Gulen, nje klerik islamik i cili sipas qeverisë turke planifikoi përpjekjen e grushtit të shtetit të vitit 2016.

Lulzim Basha dhe hetimet e FBI-së:

Po risjellim një pjesë të materialit të shkrimit tonë të publikuar disa ditë më parë, i cili tregon për lidhjet e Lulzim Bashëns në hetimet e FBI-së, të cilat kpërfshirë miqtë e Bashës, biznesmenë që quhen pjesë të krimit të organiziuar transnacional.

Më poshtë detajet:

Së pari Ekim Apltekin është një nga miqtë e ngushtë të Lulzim Bashës.

Më poshtë po sjellim një foto, e cila nuk publikohet për herë të parë ku Ekim Alptekim është duke u martuar dhe ?kurorën apo bekimin? ia jep Lulzim Basha.

Shpesh mediat kanë raportuar se Alptekin është mik jo vetëm i ngushtë i Bashës, që ky i fundit e ka pranuar në media, por dhe njeri që ka pagëzuar fëmijët dhe familjarët e tij të afërt. Këto detaje, përtej dijes politike apo publike Lulzim Basha nuk i ka mohuar kurrë, por edhe i ka pranuar. Pra personi që është arrestuar për milionat e dollarëve, pastrim parash edhe shumë afera të tjera në SHBA është njeriu më lidhje biznesi me Ekim Alptekin.

Alptekin është miku i ngushtë i Lulzim Bashës. Cilat janë lidhjet e Lulzim Bashës me Lev Aslan, ato qartësisht kalojnë nga Alptekin, por dyshime të forta ka se këto firma dhe biznese të jenë edhe financuese të Lulzim Bashës që tani duket se vërtet i ka punët pisk me FBI.

Kjo sepse në SHBA FBI-ja po vazhdon hetimet për Alptekim dhe miqtë e Bashës. Ashtu siç thuhet në shkrimin e mësipërm të medias turke, Alptekin është thirrur nga prokurori amerikan, Muller në lidhje me lobimet për Flyn. Por vetë miku i Bashës ka probleme direkte me FBI-në. Nga ana tjetër hetimet mund të zbardhin edhe financimet e dyshimta të Bashës për foton me presidentin Donald Trump ç?ka mund të sjellë një skandal të ri për Lulin dhe rrezikun se mund të jetë subjekt i kërkuar nga FBI, për fshehje apo pastrim parash (miqtë e tij), apo edhe financime të paligjshme për lobime.

Gjithsesi këto detaje që duken disi të vështira për t?u kuptuar tregojnë se miq të Bashës janë në halle të mëdha dhe disa prej tyre janë prangosur në SHBA nga FBI-ja për evazione fiskale. Tashmë duket se gjërat po bëhen edhe më serioze përtej Atlantikut. Atje ku Basha ka pasur miq të fortë, duket se po i kthehen në miq të skandaleve dhe prangave që po i rrezikojnë dhe kokën./Elvi FUNDO ? CNA.al

Ekskluzive-Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës/ FBI i arreston miqtë

Arrestohet në SHBA biznesmeni turk afër Lulzim Bashës

 

Lajmet e fundit nga