LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lobimi në SHBA/ Çfarë u ka premtuar rusëve Lulzim Basha?

7 Mars 2018, 14:24, Aktualitet CNA

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar sot pas lajmeve të publikuara në media, se rusët qëndronin pas lobimit të Lulzim Bashës në SHBA dhe një foto me presidentin Donald Trump, gjatë kohës që PD ishte në fushatë zgjedhore.

Në një dalje për mediat, Balla ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me këtë skandal, ndërsa i ka kërkuar kreut të PD, Lulzim Basha të japë llogari para shqiptarëve.

Sipas Ballës, lobimi në SHBA dhe fotoja e Bashës me presidentin Trump i ka kushtuar mijëra dollarë, prejardhja e të cilave nuk është bërë e ditur asnjëherë nga PD.

?Një investigim i një prej mediave më autoritare në SHBA ka nxjerrë në dritë të dhënat që përbëjnë një skandal të rëndë, të dhëna që  e lidhin direkt Partinë Demokratike me Rusinë. Kontrata e depozituar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë nuk lë vend aspak për dyshime.?- tha ndër të tjera deputeti Balla.

Gjithashtu ai theksoi se në total janë paguar 1 milion dollar.

?Përballë këtyre fakteve tronditëse, PD ka detyrim moral dhe ligjor para shqiptarëve. Së pari, nëse paratë janë paguar nga moska, jo nga vetë PD kjo përbën precedent të rrezikshëm. Dhe së dyti, nëse paratë janë paguar nga PD, por që janë përdor nga biznesmenët rusë për të fshehur prejardhja e tyre, PD duhet të japë shpjegime sesi ka vendosur një parti shqiptare kontakte të drejtpërdrejta me njerëz të besuar të qeverisë ruse. Çfarë u ka premtuar Lulzim Basha??- u shpreh Balla.

Gjithashtu Balla tha se ?investigimi nuk është kryer nga ne as nga ndonjë media shqiptare, por nga një media me reputacion në SHBA, e themeluar prej vitit 1976.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga