Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
?Fiks Fare? denoncoi mbrëmjen e së mërkurës veprimet e postës policore në Manzë të Durrësit, të cilët tentuan që të manipulojnë një çështje, ku viktimën e bënë autor.
Në redaksinë e Fiksit u ankua Myrvet Lleshi, nga Sukthi, i cili tha se ?kapi? hajdutin e policisë dhe, pasi njoftoi policinë, rezultoi se autori ishte nipi i një efektivi të policie. Dhe këtu fillojnë problemet për të, pasi Myrvetin e trajtojnë si autor, i bëjnë presion të mbyllë çështjen, madje i marrin telefonin dhe i fshijnë gjithçka kishte.
Gjithsesi, qytetari arriti të filmojë autorin, i cili pranoi se pagoi 100 mijë lekë të vjetra shefit të policisë që çështja të mbyllej dhe të mos shkonte në Gjykatë.
Qytetari ?bëhet? polic
Në muajin gusht 2018, në zonën e Gjirit të Lalzit, Myrveti punonte si shitës ambulant. Në një moment, ai shikon se nuk e kishte celularin dhe dyshon te një tjetër shitës ambulant. ?Unë e njihja këtë person si figurë, jo me emër. E takova pas gjysmë orë. E kontrollova dhe gjeta telefonin tim. Ky person quhet Sabaf Lasku, nga Dibra.
Ky person iku dhe mora policinë në telefon. Policia nuk zbatoi ligjin dhe më mori mua si hajdut dhe jo si viktima që isha. Në momentin që erdhi policia më mori me forcë, më nxori nga mbrapa furgonit, ishin 4 efektivë policie. Njëri nga ata quhet Sadik Lasku. Ky punonjës policie, personin që më vodhi telefonin e kishte djalin e xhaxhait? thotë Myrveti.
Më pas shpjegon se në vendin ku shiste i erdhën 4 ose 5 vetë të inatosur, ku njëri ishte me rroba banjo. ?Ai më goditi me grushte dhe shkelma në prani të punonjësve të policisë. Nuk e kuptoja cila ishte arsyeja. Këta donin të ndërtonin një akuzë që të më nxjerrin mua kriminelin. Pasi më goditën, më hipën në bagazhin e makinës, te këmbët e mia kisha një kallashnikov me dy karikatore fishekë. Unë jam familjar, si mendoj ato marrëzira. Më çuan në policinë në Manzë, atje dëgjoja policë me njëri tjetrin, që të më bënim kallëzim të rremë. Në komisariat nuk më detyrua, po duke dëgjuar se mos më bëjnë ndonjë gjë, po nga frika u detyrova të firmosja një deklaratë që denoncimin. Në celular kisha filmuar ku autori pranoi që unë jam kam marrë telefonin dhe më kërkonte falje? thotë qytetari.
Më pas shpjegon se disa punonjës policie janë tallur me videot e tij personale dhe në fund i kanë fshirë. ?Autorin e kam takuar dhe i kam bërë një videoregjistrim të dytë, e pranon që ma ka vjedhur celularin. E pranon që i ka dhënë edhe ca lekë shefit të komisariatit të policisë Manzë. E pranon se është kushëriri i punonjësit të policisë? thotë autori.
Qytetari ?heton? vjedhjen
Pasi u konsiderua si autor, qytetari fillon të hetojë vjedhjen e celularit. Fillimisht ai takon personin që i vodhi celularin. Ai xhiroi të gjithë bisedën, ku autori e pranon se e ka vjedhur ai celularin, ndërsa i thotë se për të mbyllur të gjithë çështjen, që të mos shkonte në gjykatë, babai i tij i ka dhënë 100 mijë lekë të vjetra një punonjësi të policisë së Manzës. Sipas tij, celularin ia ka dhënë në rregull viktimës, por ka dëgjuar në komisariat se denoncuesi i ka regjistruar policët kur po e shoqëronin, prandaj dhe ia kanë fshirë.
Autori pranon se njërin nga policët që e shoqëroi denoncuesin në komisariat e ka kushëri. Ndërkohë, pas ngjarjes, qytetari shkon në SHKB për të denoncuar veprimet e punonjësve të policisë së Manzës. Inspektorët e SHKB-së i ngrenë zërin, madje dhe e ofendojnë, duke i thënë se çfarë ka në kokë, tru apo tallash.
Në fund, pas sorollatjes, qytetari shkon në rajonin e policisë në Manzë, ku një punonjës i thotë se ta zgjidhë më Sadikun, pasi është djalë i mirë. Më pas e takon punonjësin, Sadik Laskun, në rrugë, teksa i kërkon përse e shoqëruan dhe ushtruan dhunë ndaj tij. Punonjësi i policisë i thotë se nuk e ka nga ai të gjithë shoqërimin dhe duhet ta gjejë te personat e tjerë. I kërkon që mos t?i vijë në këtë mënyrë duke e provokuar, pasi do të ketë probleme më pas.
BISEDË MES AUTORIT DHE VIKTIMËS
Viktima ? Sa lekë i dha atij (policit)?
Autori ? 100 mijë lekë.
Viktima ? Po më rrën mua, 100 mijë lekë ëëë?
Autori ? Kështu më tha babi, unë s?di gjë, ato lekë që kam pasur me vete, kam pasur 50 mijë lekë, ja kam dhënë babit. Sa kishte pas babi me vete ja ka dhënë. Ia kemi dhënë krejt tyre. Unë qesh gjithë ditën u lodha, atyre ua dhashë.
Viktima ? S?të thanë ata me mdhënë lekë mua, të më paguash dëmin?
Autori ? Jo, s?më thanë.
Viktima ? Po ça të thanë?
Autori ? Ti je për bukë, i lumtë dora atij, bravo i qoftë që të fali. Faleminderit dhe prej teje i thashë që s?më çove në gjykatë. Faleminderit dhe prej atij i thashë, ke bërë shumë gabim, telefonin e more në dorë. Me atë telefon ke marrë policinë se ma kanë vjedh.
Viktima ? E di ça dëmi më ke bërë.
Autori ? Una ta dhashë në rregull telefonin. Ti more policinë. I ke bërë gropën vetes oo
Viktima ? Unë i kam bërë gropës vetes?
Autori ? Se të mora ty telefonin, që më vodhe telefonin ëëë?
Viktima ? Po.
Autori ? Unë ta dhashë në rregull telefonin, e di pse ta kanë fshirë, se ata kishin dyshime se u ke bërë video policëve, u ke bërë lloj-lloj gjërash. Bënim llafe policësh. Unë vetëm i dëgjohesha.
Viktima ? Kush i fshiu videot e mia?
Autori ? Ai i madhi, ai i gjati. Unë desha me pi ujë, dhe i dëgjova.
Viktima ? Nga e dinte PIN-in?
Autori ? Janë policë ata o shokë.
Viktima ? Tani si do ja bëjmë me më dhënë lekët e dëmit?
Autori ? Shkoi thuaj babit tim, s?di gjë unë.
Viktima ? Kush ishin ata, ai plazhisti që më goditi?
Autori ? Se di, unë njoh vetëm xhaxhanë tim, Sadikun. Dhe Hamzain. Hamzain babi im e ka shok.
Viktima ? Pse i dha 100 mijë atij (policit)?
Autori ? Po ashtu, 1 kafe, filloi ja përmendi 100 herë, jo për bukë, jo për këtë.
Viktima ? E njihte babai jot shefin e madh?
Autori ? Nuk e di, ja dhashë. Mbaruam punë.
Ditën e djeshme, deputetët e mazhorancës votuan në tërësi de...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ftuar në emisioni...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në G...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për emsi...
Disa muaj më parë, në fillim të viti 2018 CNA.al publikoi nj...
CNA.al pak më parë publikoi ekzskluzivisht një video ku duke...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi një një intervistë për ems...
Fatos Latifi, babi i Zamir Latifit, njërës prej viktimave të...
Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj ka komentuar ope...
Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Repo...
Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj ka komentuar sit...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy punonjës në Autorite...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar situatën e kr...
Mbrëmjen e sotme në emisionin “RepolitiX” në Report TV, ku f...
Policia ka ndaluar ish-Drejtorin e Spitalit rajonal të Berat...
Reperi i hitit “In My Feelings” ka paditur një grua me emrin...
Muajt e fundit Shqipëria ka shënuar bilanc tragjik viktimash...
Pedagogu Arian Galdini ka thumbuar kreun e opozitës Lulzim B...
Sony do të risjellë PlayStation-in e parë që ka nxjerrë në s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...