web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokurorja (de Jure) në Zagerb, Prokurori (de Facto) jep pretenca në Parlament

24 Maj 2018, 18:45, Aktualitet CNA

Nga Zef Zefi

Ndersa Prokurorja e Pergjithshme, (de jure) me Kryepolicin e Shqipërisë ndodhen në Zagreb në një takim rajonal e më gjërë per trajnime në kuadrin e Investigimit e Krimit Nderkombëtar, Kryeprokurori (de facto) i Shqipërisë në Kuvendin e “popullit”shqiptar,  bën pretencën jashtë çdo kompetence të tij, pikërisht kundër investigimit si proçes, investiguesve, dhe lirisë së shtypit në përgjithësi.
Akuzë kjo që do të turpëronte edhe mikun e tij personal Erdoganin, apo Putinin.

Komiciteti tragjik për Shqipërinë por komik per “gaztorin”, përsëritet gati në detaje, krahasuar me “pretencën” e mushkonjave të Divjakës.
Kryeministri i atëhershëm gaztor aq sa sot, (po disa e merrnin seriozisht) u ngrit në këmbë dhe u bëri një avokaturë ekzemplare, pilotëve, furnitorëve bilalëve dhe tahirëve, të cilet sot dihet kush janë. Kurse akuzoi opozitën e cila nuk dallonte dot avionët nga mushkonjat.

Me të njejtën retorikë dhe pathos, edhe sot kryeministri, merr përsipër të direktivojë Prokurorinë kundër gjurmuesve, investiguesve dhe publikuesve të krimeve dhe shtypit të lirë në përgjithësi.

Nderkohë “klienti” objekt i Drejtësisë shqiptare e ndërkombëtare në anën e të cilit gjendet akuzatori i madh, futet në Prokurorinë e Durresit, e merr në dorëzim arkivin e këtij institucioni.
Ketë herë nuk e dimë si do ti cilësojë gaztori ynë gjuajtësit e arkivit. Mushkonja jo. Ndoshta mij.

Përtej kësaj hidhërime kombëtare, Prokurorja e perkohëshme nuk kthehet, sot. Ashtu dhe kryepolic-Veliu, mbasi po luftojnë krimin nderkombëtar.

Kryeprokurori (de facto) me kryegjyqtarin Ruçi, sot hodhën jo jargë e baltë, por zift kunder opozitës.





Lajmet e fundit nga