web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti nuk e dekreton gjyqtarin e Kushtetueses të përfshirë në aktivitet kriminal

24 Maj 2018, 17:00, Aktualitet CNA

I zgjedhur disa ditë më parë më shtatëdhjetë e një votat e deputetëve të Parlamentit, njëri nga dy kandidatët  konk urues për detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese pritet të rrëzohet nga Presidenti i Republikës i cili nuk e ka ndër mend ta dekretojë zgjedhjen e tij.

Sikurse bëjnë me dije mediat kosovare, presidenti, Hashim Thaçi, nuk do ta dekretojë Radomir Labanin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Zyra për informim e Presidencës ka thënë për radio ?Evropa e Lirë? se dekretimi nuk do të ndodhë deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë.

?Mund ta konfirmojmë se për shkak të dyshimeve të ngritura për te kaluarën e z. Laban, Presidenti i Republikës së Kosovës nuk do ta bëjë dekretimin e tij, derisa organet kompetente të sigurisë dhe drejtësisë nuk e bëjnë verifikimin e plotë?, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Radomir Laban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Laban është dënuar nga autoritetet serbe me gjashtë vjet burgim nën akuzën për marrje ryshfeti.

Lëvizja VetëVendosje ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që të mos e dekretojë Radomir Labanin në pozitën e gjyqtarit.

Kërkesë të tillë ka bërë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke kërkuar një verifikim të së kaluarës së tij.

 





Lajmet e fundit nga