web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Serbia kërkon lobistë për çështjen e Kosovës

24 Maj 2018, 16:14, Aktualitet CNA

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se Serbia duhet të angazhojë lobistë sa më shpejt që të jetë e mundur?për të mbrojtur interesat e Serbisë në zgjidhjen e problemit të Kosovës?.

?Qëllimi duhet të jetë qasja tek vendimmarrësit, apo tek presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në mënyrë që të kemi mbështetjen e tij për një zgjidhje të qëndrueshme të Kosovës. Dhe për këtë ne kemi nevojë për njerëz të cilët mund ta bëjnë këtë?, ka thënë Daçiç për mediat serbe.

I cituar nga ?Telegraf? Daçiç ka theksuar se tani, deri në 173 vende kanë nënshkruar marrëveshje lobimi me agjencitë amerikane dhe se është e qartë se në epokën moderne, shtetet funksionojnë në atë mënyrë.

?Çështja është se e gjithë kjo të jetë transparente dhe i thashë Aleksandar Vuçiqit se është një gabim që ne nuk kemi dikë që të lobojë për ne?, tha Daçiç.





Lajmet e fundit nga