web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Skandale të tjera do të publikohen"/ Manja: Qeveria nuk i trembet askujt

24 Maj 2018, 15:41, Aktualitet CNA

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ishte i ftuar në studion e televizionit News24, ku deklaroi se publikimi i audio-përgjimit nga Partia Demokratike është një akt pabesia ndaj rrugës së integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.

Ai iu përgjigj paralajmërimeve të Partisë Demokratike, për publikime të të tjera skandaleve që kanë të bëjnë me ministra të tjerë të qeverisë, duke thënë se qeveria nuk i trembet askujt.

Mes të tjerash ai tha se disa përfaqësues të opozitës, po punojnë kundër interesave të Shqipërisë në BE, ndërsa sipas tij, këtë gjë nuk e ka bërë PS kur Shqipëria ishte pranë anëtarësimit për në NATO.

?Nëse opozita ka video si ajo e javës së kaluar, pa fakte, nuk besoj se i trembet kush. Por protesta e opozitës e thirrur në 26 maj, të shtunën në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? është rikthim i PD në vendin e krimit. Jo për t?i bërë presion qeverisë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, por për t?i bërë ballë hapjes së negociatave. Unë personalisht nëse opozita ka hall pushtetin, do të pajtohesha me këtë thënie; akt pabesie. Ata inspirohen nga faktorë të jashtëm që janë dashakeq ndaj Shqipërisë. Ndaj përveç akt pabesisë, do e quaja e tradhti. Një pjesë e opozitës kam frikë se punon kundra interesave të Shqipërisë në BE. PS në asnjë moment historik që ka pasur të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka bërë hapa para. PS në atë kohë, në opozitë, ska qenë e ndarë nga maxhoranca e djeshme. U tha sot nga kryeministri. Kemi parasysh kur Shqipëria do të hynte në NATO, ishte gjatë kohës që ndodhi Gërdeci dhe opozita e asaj kohe ishte pro. Opozita ka shumë probleme, ju e dini ça problemesh ka ajo. Kjo opozitë nuk ofron alternativë për shqiptarët. Llogaritë e opozitës janë llogari pushteti dhe është e vogël në shpirt?, tha Manja. /CNA.al





Lajmet e fundit nga