web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama injoron Kryemadhin/ Sulmon ashpër Bashën

24 Maj 2018, 10:23, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, sot në Kuvend, ka qenë tejet i ashpër me opozitën pasi kanë braktisur seancës , ndërsa po diskutohet rezoluta mbi raportin e KE ?së.

Por me opozitë ai ka nënkuptuar vetëm PD, duke e fshirë kështu nga lista opozitare LSI-në.

Sipas tij fatkeqësia e madhe për këtë vend dhe njerëzit e  këtij vendi është opozita dhe konkretishte PD.

?Thyerja brutale e pasyqrës shpirtërore të një populli të tërë që s?kanë lidhje me interesat e tyre, apo interesat e atyre që nuk duan ta shikojnë me sy PS.  Një forcë e tërë e organizuar që sillet si PD e Shqipërisë që lindi me thirrjen ?E duam Shqipërinë si Evropa?,  po sillet si një forcë që për program ka testamentin e  Esat Pashës. Kjo është e pabesueshme?, ka thënë Rama.

Më tej kryeministri ka shtruar pyetjen se cila është arsyeja e PD ?së që kërkon të bllokojë çeljen e negociatave

?Çfarë arsyesh kanë?  Ambicja për t?u rikthyer në pushtet kjo nuk mjafton. Çelja e negociata është një problem i madh për ta. Qeveria jonë do të marrë besim dhe mbështetje me çeljen e negociatave?, ka thënë Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga