“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Dosje të zhdukura, fletë hetimi të grisura përtokë dhe dëmtimi i kamerave të sigurisë ishte gjithçka mbeti pas grabitjes së paprecedentë të Prokurorisë së Durrësit, ndërkohë që hetuesit thonë se autorët ?e dinin mirë se çfarë po kërkonin?.
Dosje të zhdukura si dhe dhjetra fletë hetimi të grisura më dysh e të flakura përtokë u konstatuan nga oficerët e policisë gjyqësore mëngjesin e së enjtes, pas sinjalizimit për bastisjen e paprecedentë të Prokurorisë së Durrësit.
Në mesditë, hetuesit e çështjes-të ndihmuar edhe nga të dërguar të Prokurorisë së Përgjithshme ende nuk kishin përfunduar inventarin e dosjeve të zhdukura nga zyra e prokurorit të Task-Forcës Afrim Shehu dhe e oficerit të policisë gjyqësore që bashkëpunon me të.
?Duket se kanë punuar për një kohë të gjatë aty. Kanë marrë materialet që u duheshin dhe ato që i kanë quajtur të pavlera i kishin grisur dhe lënë në tokë,? tha për BIRN një pjestar i grupit të hetimit në kushtet e anonimitetit.
Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ambientet e Prokurorisë së Durrësit ishin sulmuar nga persona të paidentifikuar, të cilët sipas saj kanë përdorur mjete të forta për të hapur derën e zyrës së serverit-ku fillimisht kanë dëmtuar pajisjet e kamerave të sigurisë.
Prokuroria e Durrësit ka regjistruar një procedim penal për ngjarjen e rëndë, me dyshimin se grabitja është kryer nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal. Gjithashtu, prokuroria ka regjistruar edhe veprat penale të ?ndërhyrjes në sisteme kompjuterike? dhe ?zhdukja ose humbja e fashikullit [të hetimit].
Bastisja e Prokurorisë së Durrësit dhe zhdukja prej saj e dosjeve të hetimit ndodh rreth dy javë pas vjedhjes ende pa autorë të postës së këtij institucioni-ngjarje kjo e ndodhur më 8 maj. Të dhënat e siguruara tregojnë se autorët dyshohet se kanë vjedhur dosje në hetim, materiale të serverit, regjistrime të kamerave të sigurisë por edhe kartat hyrëse dhe dalëse të personelit të Prokurorisë.
Një burim nga grupi i hetimit i tha BIRN se autorët kanë hyrë nga dera e pasme e Prokurorisë, e më pas janë ngjitur në katin e pestë të institucionit- aty ku janë dhe zyrat e drejtorit të task-forcës në këtë Prokurori. Sipas tij, ?autorët e dinin mirë se çfarë kërkonin?.
Sipas organit qendror të akuzës, dyert janë hapur me dhunë.
?Është konstatuar se këta persona kanë hapur me forcë edhe zyrën e një prokurori dhe një zyre të oficerëve të policisë gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur gjate orëve të vona të natës, kur Godina e Prokurorisë ruhej nga punonjësit e policisë private,? thuhet në njoftimin për shtyp.
Afrim Shehu është një ndër hetuesit më të vjetër të Prokurorisë së Durrësit. Përveç drejtimit të zyrës së task-forcës, ky prokuror kohët e fundit ka pasur nën hetim çështjen e falsfikimit të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit. Katër ish-zyrtarë të Komunës së Ishmit u arrestuan si të dyshuar për abuzim me tokat në këtë çështje, ndërkohë që gjashtë persona të tjerë janë në hetim për të njëjtën çështje.
Ilir Turja, zëdhënësi i prokurorisë së Durrësit nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN se cilat janë dosjet e humbura. Ndërkohë, burimet thanë se autorët kanë grabitur fillimisht dosjet e prokurorit Shehu dhe të oficerit të policisë gjyqësore që punon me të dhe më pas kanë zbritur në dhomën e serverit, ku edhe atje kanë marrë materiale të tjera.
?Nuk dihet ende se çfarë është marrë por kanë shkatërruar edhe kamerat e sigurisë dhe kanë marrë regjistrimet. Po kështu janë marrë edhe kartat hyrëse dhe dalëse të prokurorëve,? shpjeguan hetuesit. /BIRN
Autoritetet italiane të Firences, kanë arritur të vënë në pr...
Opozita ka paralajmëruar për mbajtjen e një proteste madhësh...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e p...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani është tall...
Komisionet hetimore parlamentare nuk kanë prodhuar asnjë rez...
Morgan Freeman është akuzuar për ngacmime seksuale nga disa ...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Shk...
I zgjedhur disa ditë më parë më shtatëdhjetë e një votat e d...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të amerikës, Donald Trump...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ishte i ftuar s...
Kryetari shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë,Talat Xhaferi ka ...
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se Serbia duhet t...
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka...
Të shtunën me datë 26 maj, në orën 11:00, opozita do të prot...
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ishte i ftuar në st...
Gjatë seancave të shkuara gjyqësore, mjeku njëherësh dhe pro...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka folur sot në...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Gjatë fjalës së tij në sallën e Kuvendit, kreu i PD, Lulzim ...
Nënkryetari i Parlamentit nga ana e opozitës, njëherësh nënk...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...