web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Notis Sfakianakis në Tiranë/ "U mbars mali dhe polli një mi"

24 Maj 2018, 18:10, Aktualitet CNA

Prej disa ditësh në medie dhe rrjete sociale shpërthyen sulmet ndaj këngëtarit grek Notis Sfakianakis, që sipas tyre duhej bojkotuar koncerti i tij, për shkak se ai kishte ofenduar popullin shqiptar, duke e quajtur si një popull inferior.

Por ndërkohë që ora e fillimit të koncertit të këngëtarit më të mirë modern grek po afron, Pallati i Kongreseve, është “pushtuar” nga admiruesit e muzikës së Sfakianakis.

Pjesëmarrja e madhe, tregohet që në shkallët e Pallatit të Kongreseve, të cilat janë të mbipopulluara, dhe ka një radhë të gjatë për të hyrë dhe zënë vendet e tyre në për të ndjekur këtë koncert.

E gjithë kjo situatë pasqyrohet mjaft mirë me shprehjen popullore: “U mbars mali dhe polli një mi”. /CNA.al





Lajmet e fundit nga