Raporti i DASH/ Katër raketa bunkerit të Ramës, u konfirmua inkriminimi i policisë
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një b...
Kreu i PD ?së Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka thënë se fushata kundër Kryetarit të Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag Gunther Krichbaum, e frymëzuar nga Edi Rama, është e turpshme dhe e papranueshme.
Sipas tij fushata e financuar nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar në mediat e Ramës, Tahirit dhe Veliajt dëmton interesat dhe perspektivën europiane të Shqipërisë.
?Raporti i Departamentit të Shtetit konfirmon shqetësimet dhe kauzat kryesore që opozita dhe qeveritë europiane kanë ngritur, zgjedhje te blera, korrupsion të përhapur, drejtësi dhe media e kapur?, ka thënë Basha.
Deklarata e plotë e Kryetarit të PD Lulzim Basha.
Jam para jush për të dënuar fushatën e akuzave të pabaza dhe shpifjeve të ulëta kundër Gunther Krichbaum. Kryetarit të Komisionit të Çështjeve Europiane të Bundestagut, i cili është vënë nën shënjestrën e një fushate të turpshme dhe e papranueshme.
Kjo fushatë e pistë, e frymëzuar nga sulmet e Kryeministrit Edi Rama në mediat e kontrolluara prej tij, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish Ministrit të Brendshëm, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Saimir Tahiri, bie ndesh me çdo vlerë demokratike dhe europiane. Ajo dëshmon mentalitetin kriminal dheautokratik se kritikët dhe ata që mendojnë ndryshe duhet të sulmohen personalisht dhe të denigrohen.
Gunther Krichbaum është një nga figurat politike më të nderuara dhe të respektuara të Europës. Mbi të gjitha, Gunther Krichbaum është një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë. Por ai do një Shqipëri ku të sundojë shteti i së drejtës dhe demokracia. Prandaj ai ka shprehur hapur dhe me ndershmëri mendimet dhe kritikat e tij për të ndihmuar përparimin e Shqiëprisë dhe të integrimit të saj në Bashkimin Europian. Kritikat e argumentuara dhe të paanshme të Krichbaum i janë shprehur Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare edhe nga shumë qeveri të tjera eurpiane,mbrëmë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kryesisht hapsirës Euroatlantike.
Por në vend që të ballafaqohet me realitetin e vërtetë që Krichbaum e argumenton në mënyrë bindëse, në vend që të reflektojë për kritikat e drejta të Krichbaum, Edi Rama ka zgjedhur të prodhojë një fushatë shpifjesh dhe lajmesh fallco, fake neës, kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të Bashkimit Europian në Bundestag.
Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate, e cila po zhvillohet prej 3 ditësh në media, është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar dhe që lidhen direkt me Edi Ramën, Saimir Tahirin dhe Erion Veliajn. Ky aksion i ulët propagandistik dëmton interesat e shqiptarëve, dëmton interesat e Shqipërisë, dëmton prespektiven e saj. Me sulmet ndaj Krichbaum, Edi Rama vetëm sa po shton rradhët e deputetëve gjermanë në Bungestag që janë pesimistë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vota e të cilëve është e domosdoshme para se qeveria gjermane të japën vendimin e saj për Shqipërinë.
Së fundmi, dua të shpreh neverinë time personale, jo vetëm si politikan, por mbi të gjitha si shqiptar, dhe të dënoj fuqimisht këtë fushatë shpifjesh dhe sulmesh skandaloze kundër dinjitetit njerëzor të një njeriu dhe politikani të ndershëm që punon për interesin e përbashkët europian jo vetëm të Gjermanisë, por të gjithë popujve europianë.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një b...
Ish-nënkryetarja e PD –së Jozefina Topalli i ka dhënë një “s...
Ish-nënkryetarja e PD –së, Jozefina Topalli, një ditë pasi K...
“Kur qytetari bën ankesën, ankesa merret nga ministri. Perso...
Ish-nënkryetarja e PD –së, Jozefina Topalli, i është kundërp...
Departamenti i Shtetit thotë se problemet më të konsideruesh...
Dje ka qenë e premte e zezë për PD.Këshilli Kombetar i PD u ...
Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ka reaguar ish-nënkryet...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë pë...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integr...
Aferat me pronat në bregdet, ndër vite kanë prodhuar skandal...
Në një lëvizje përçarëse, në një akt që vulosi përfundimisht...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Ekstradimi drejt Italisë i shtetasit Nazer Seitaj, apo siç ë...
KLSH ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin, 2 përgjegjës s...
Akti i fundit politik i ndarjes së Partisë Demokratike, duke...
Policia e Elbasanit ka ndërhyrë në kohë, duke mos lejuar për...
“Ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin K...
Në kohën kur çdo ditë e më shumë po flitet për “peshqit e më...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...