
PD drejt ndarjes/ Paralajmërohet parti e re opozitare
Akti i fundit politik i ndarjes së Partisë Demokratike, duke...
KLSH ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin, 2 përgjegjës sektori legalizimi, 3 ish-përgjegjës sektori legalizimi dhe 2 specialistë të drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t, Kamëz-Vorë (fshat)
Nga të dhënat të paraqitura nga KLSH shtetasit e mësipërm kanë kryer legalizime të jashtëligjshme me sipërfaqe 14 087 m2 në brigjet e liqenit të Paskuqanit, brigjet e lumit të Tiranës, afër autostradës Tiranë-Durrës dhe Bulevardit Kamëz, nuk kanë skualifikuar 1200 objekte të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e 2,077,336 mijë lekë, të ardhura këto të munguara për fondin e kompensimit të ish pronarëve.
E plotë:
KONTROLLI I LARTË I SHTETI T
ZËDHËNËSI
Tiranë, më 21.04.2018
Njoftim për Shtyp
KLSH KALLËZON NË PROKURORI ISH DREJTORIN, 2 PËRGJEGJËS SEKTORI LEGALIZIMI, 3 ISH PËRGJEGJËS SEKTORI LEGALIZIMI DHE 2 SPECIALISTË TË DREJTORISË RAJONALE TË ALUIZNI-T, KAMËZ-VORË(Fshat)
Kanë kryer legalizime të jashtëligjshme me sipërfaqe 14 087 m2 në brigjet e liqenit të Paskuqanit, brigjet e lumit të Tiranës, afër autostradës Tiranë-Durrës dhe Bulevardit Kamëz, nuk kanë skualifikuar 1200 objekte të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e 2,077,336 mijë lekë, të ardhura këto të munguara për fondin e kompensimit të ish pronarëve.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në zbatim të programit të auditimit nr. 1040/1, datë 12.10.2017, ka audituar Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t Kamëz-Vorë( Fshat) për periudhën Janar 2015 deri më Korrik 2017.
Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH me Vendimin nr.12, datë 28.02.2018 të Kryetarit, ku janë gjetjet dhe rekomandimet për përmirësimin e gjendjes ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të elementëve të veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, neni 248 i Kodit Penal, për:
– Në 11 raste, për sipërfaqen 3842 m2, komuna Paskuqan, ka kryer legalizime të objekteve informalë, në tokë Arë, pronë ?Shtet? dhe privat, në afërsi të rezervuarit të Paskuqanit, për truall të shitur dhe tjetërsuar në truall privat, ku distanca e objekteve nga bregu i rezervuarit të Paskuqanit është më e vogël se 100 ml.
-Në 12 raste me sipërfaqe prej 5603m2 në komunën Paskuqan, kan kryer legalizime të objekteve informalë, në tokë Arë, pronë ?SHTET? dhe privat, në afërsi të Lumit të Tiranës, ku distanca e objekteve nga bregu i Lumit të Tiranës është më pak se 100 ml, distanca brenda të cilave pasuria shtetërore është e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme.
-Në 2 raste, kanë kryer legalizime të ndërtimeve informale të cilat kufizohen me rrugë automobilistike të kategorive B dhe C, në distancë prej rrugëve deri në 10 m, kur distancat e lejuara nga rrugët interurbane të këtyre kategorive janë: 20 m për rrugët e kategorisë B dhe 10 m për rrugët e kategorisë C.
– Në të gjitha rastet e audituara kanë kryer legalizimin e objekteve informalë, në kushtet kur në praktika mungojnë vërtetimet për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 175,886 mijë lekë.
-Në 28 raste, kanë kryer legalizimin e objekteve në mungesë, pa nënshkrim të deklaratës personale për shkak të faktorëve që ndikojnë në qëndrueshmërinë e objektit, për marrjen përsipër të përgjegjësisë për çdo pasojë.
–Kanë shkelur afatet kohore në kundërshtim me urdhrin, duke krijuar vonesa në likujdimin e tarifave të parcelave ndërtimore, për vlerën 1,556,400,000 lekë + bono privatizimi, si e ardhur e munguar në buxhetin e shtetit.
–Mungon dokumentacioni shkresor për skualifikimin e 1200 objekteve të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e mbrojtur dhe nuk ka dokumentacion për informimin e DP të ALUIZNI-t Tiranë dhe Bashkinë Vorë e Kamëz. Nuk kanë respektuar afatin prej 60 ditësh për marrjen e vendimit për kualifikimin ose jo të objektit nga konstatimi.
–Për periudhën e 6-mujorit të parë 2017 kanë dhënë me vonesë lejet e legalizimit për 1635 leje legalizimi për ndërtime dhe shtesa informale, pasi vetdeklarimet janë bërë në vitin 2006, konstatimi, kualifikimi dhe VKM janë bërë mbi 1 vit më parë.
–Mungesë të vërtetimit për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke krijuar një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit në vlerën 175,886,000 lekë.
– Nuk ka dokumentacion shkresor në Drejtorinë e ALUIZNI-t Kamëz – Vorë për skualifikimin e 1200 objekteve të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e objekte të mbrojtura dhe nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t Tiranë dhe bashkinë Vorë e Kamëz.
– Nuk ka mbajtur evidenca mbi sipërfaqet e lira në pronësi shtet, lënë jashtë procesit të legalizimit dhe të pamundura për parcelizim për vetë pozicionin gjeografik që kanë, por që posedohen nga subjektet pa asnjë detyrim financiar apo qiraje, pra nuk ka marrë asnjë masë për të njoftuar dhe bashkëpunuar me institucionet vendore, konfirmimin e tyre në pronësi shtet apo vlerësimin e tyre si troje që përdoren nga qytetarët, pa u taksuar ose për kthim në ambiente publike.
-Këto parcela janë zvogëluar me qëllim përfitimi për të qenë në kufirin deri në 300/500 m2,për të cilat mungojnë genplanet e hartës fushore, ortofotot digjitale dhe hartat vektoriale të pronësive dhe në 4 raste nuk përcaktohet hyrja në parcelën ndërtimore ose në objekt.
– Në 3 raste u konstatua ndryshim i numrit të zërit kadastral dhe në 1 rast ndryshim i numrit të pasurisë për sipërfaqe 401,4 m2 për interesa të caktuara.
– Në 7 raste mungon statusi juridik i pasurisë me sipërfaqe 1780.7 m2, në kundërshtim me nenin 27/d të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 , i ndryshuar me ligjin 50/2014, dhe nr. 62/2015.
–Në 2 raste me sipërfaqe 680 m2 nuk është legalizuar ngrehina funksionale (mur rrethues ose ngrehinë ndihmëse) brenda sipërfaqes parcelës ndërtimore.
–Në 4 raste me sipërfaqe të legalizuar prej 1684.9m2, u konstatua mosrespektim i distancës së ndërtimit informal nga rruga kombëtare( autostrada Tiranë-Durrës).
– Në 1 rast objekti informal 1- kat paraqitet karabina pa mbulesë me çati ose soletë për parcelën ndërtimore me sipërfaqe 274,5 m2, në ZK 2066, pasuria 82/88), sipas fotove të vet deklaruesit.
-Në 3 raste; objekti i legalizuar 1 kat + bodrum, rezulton ndryshe sipas fotove të objektit, pasi është 2 kate mbi tokë, një rast ka ngushtuar trotuarin pranë rrugës nacionale Bulevardi Blu (B) dhe në 1 rast objekti i legalizuar është ngjitur me kolektorin në ZK 2066, pasuria 82/88.
Është konstatuar se kërkohet përmirësim ligjor, të cilin e kemi rikërkuar si KLSH, pasi është krijuar raport i zhdrejtë midis subjekteve objekt legalizimi dhe pronarëve të tokës, për:
-Për 2594 objekte është zbatuar VKM nr.954, datë 25.11.2015 dhe VKM 1095, datë 28.12.2015, për dhënien e lejes së legalizimit vetëm për objektin, pa u likuiduar parcelat ndërtimore, duke zgjatur procesin e legalizimit dhe afatet kohore.
Në dhënien e shërbimit të matjeve në terren është konstatuar se është paguar subjekti privat më tepër në vlerën +1,981,760 lekë, si llogaritje gabim TVSH dhe vlerën prej 3,999,552 lekë si penalitet i pa llogaritur për mosrespektim kontrate.
KLSH i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 13 punonjës: E.B, I.SH, E.T me detyrë përgjegjës sektori, z.A.B juristi i institucionit dhe J.N, N.M, N.V, I,K A.T, K.SH, SH.K, N.V, E.P, Z.L dhe S.S me detyrë specialistë.
Për z.S.B dhe znj.E.B përgjegjëse sektori të legalizimit, A.J, F.G, F.G ish përgjegjës të sektorit të legalizimit, F.P me detyrë specialist dhe znj. N.K. specialiste, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH me shkresë nr. 1040/12 prot., dat 06.04.2018 ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.
Shënim : Në Web-in e KLSH gjendet i plotë Vendimi nr.12, datë 28/02/2018, në lidhje me këtë auditim.
Akti i fundit politik i ndarjes së Partisë Demokratike, duke...
Policia e Elbasanit ka ndërhyrë në kohë, duke mos lejuar për...
“Ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin K...
Në kohën kur çdo ditë e më shumë po flitet për “peshqit e më...
Dita e sotme do të mbizotërohet nga mot i kthjellët në veri,...
Në vijim të aksionit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrug...
Zhvendosja e qeverisë ditën e djeshme në qytetin e Fierit ka...
Një Vendim i ri i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar dje ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Në dashuri, nëse marrëdhënia në çift ka tendencë të vazhdojë...
Këshilli Kombëtar voton unanimisht ndryshimet në statut që i...
Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli bëhet anëtare e Kësh...
Me atë çka ka gatuar sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ...
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demok...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ftuar në studion ...
Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka reaguar pas fjalë...
Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur për shprehj...
Zhvillimi i punimeve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demok...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Media greke espressonews.gr ka publikuar një artikull ku t...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aks...
Kjo e premte është shoqëruar me trafik të rënduar në k...
Gëzim Çela, ish oficeri i Forcave Speciale, u arrestua...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Filipinet e kanë akuzuar Kinën se ka përdorur topa uji ani...
Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi ka folur lidhur me ...
Dorëzimi i një milion fuçi nafte të papërpunuar në raf...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kos...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...