LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tërmet” në administratë/ Rama shkarkon 200 punonjës, ja 16 institucionet që preken

21 Prill 2018, 07:04, Aktualitet CNA
“Tërmet” në administratë/ Rama shkarkon 200

Zhvendosja e qeverisë ditën e djeshme në qytetin e Fierit ka konkluduar me një sërë vendimesh të rëndësishme, ku më i rëndësishmi është “tërmeti” që do të trondisë administratën.

Lajmin e ka bërë të ditur në një konferencë për mediet ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë se ky vendim do të sjellë shkarkimin në bllok të rreth 200 personave.

Vendimi parashikon se largime do të ketë në 16 institucione, më së shumti Ministri.

Është parashikuar se nga Ministria e Financave, do të shkarkohen 92 veta, nga Ministria e Brendshme 10 persona, ndërsa në ministritë e tjera do të ketë reduktim stafi nga 1-7 persona.

Bëhet e ditur se Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2018, do i shtohen 182 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335. /CNA.al

Lajmet e fundit nga