LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nën efektin e alkoolit dhe shpejtësi tej normave të lejuara/ Në pranga 3 shtetas, pezullohen 18 leje drejtimi

21 Prill 2018, 07:24, Aktualitet CNA
Nën efektin e alkoolit dhe shpejtësi tej normave të lejuara/

Në vijim të aksionit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore, Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre drejtues mjetesh pasi janë konstatuar se kanë konsumuar alkool tej normave të lejuara.

Krahas ndalimit policia gjithashtu ka bërë pezullimin e 18 Lejeve Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 Leje Drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Siguria ne rruge mbetet Sfide jo vetem e Policise por edhe e qytetareve!

Ne rrugen e Kavajes me shpejtesi 98 km/h!!

18 Leje Drejtimi te pezulluara per shpejtesi tej normave te lejuara.

Tre drejtues mjetesh ne pranga per drejtim mjeti ne gjendje te dehur ne masen 0.57 mg/l dhe 0.71 mg/l dhe 0.88 mg/l.

10 Leje Drejtimi te pezulluara per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit.

Policia Rrugore e Tiranes vazhdon monitorimin dhe kontrollin e perdorimit te rruges nga drejtuesit e mjeteve me mjetet teknike si Radari per matjen e shpejtesise dhe Alkotestet Drager per konstatimin e drejtuesve qe drejtojne mjetet pas perdorimit te pijeve alkolike.

Nga kontrollet e kombinuara ne rruget Interurbane dhe Urbane te kryeqytetit, perpos punes dhe penaliteteve administrative e penale, per shkeljet e konstatuara nga efektivet e policise rrugore, akoma evidentohen raste ?flagrante? shkeljesh nga perdoruesit e rruges, kryesisht drejtues automjetesh, te cilet pervecse shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, manifestojne vetebesim te tepruar gjate drejtimit te mjetit, si drejtimi i mjetit ne nje rruge Urbane me shpejtesi 98 km/h, ku shpejtesia e lejuar eshte jo me shum se 30 km/h, drejtimi i mjetit nen efektin e alkolit ne masen 0.57 mg/l, 0.71 mg/l, 0.88 mg/l, nivel i cili e ul ndjeshem kohen e reagimit te drejtuesit dhe per rrjedhoje rrit rrezikun e perfshirjes se tij ne aksidente rrugore.

Ne rrugen Xhorxh W Bush u verifikua shtetasi me iniciale S.S vjec 47 se drejtonte motomjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.65 mg/l testi i dyte 0.71 mg/l.

Ne rrugen Ferit Xhajko u verifikua shtetasi me iniciale B.M vjec 55 se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.53 mg/l testi i dyte 0.57 mg/l.

Ne rrugen Selim Brahja u verifikua shtetasi me iniciale B.T vjec 26 se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi pare 0.81 mg/l testi i dyte 0.88 mg/l.

Ndeshkimi nuk duhet te jete mekanizmi i vetem disiplinues.

Policia apelon per me shum autokontroll dhe pergjegjshmeri nga qytetaret ne zbatimin e rregullave te qarkullimit rrugor. /CNA.al

Lajmet e fundit nga