Kryen legalizime të jashtëligjshme/ Disa zyrtarë në Prokurori
KLSH ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin, 2 përgjegjës s...
Ekstradimi drejt Italisë i shtetasit Nazer Seitaj, apo siç është klasifikuar në dosjen e prokurorisë me epitetin ?financieri i Habiljave?, është cilësuar si rasti më i paprecedentë në drejtësinë shqiptare.
Kjo për arsye se një dyshuar për trafik ndërkombëtar droge në rrethin e një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet drejt një shteti tjetër pa u hetuar më parë nga organi i akuzës në Shqipëri.
Në lojën e ekstradimit, janë përfshirë, dy prokurorë të Prokurorisë për Krime të Rënda, prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, Drejtoria e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë.
Çështja e ekstradimit është nën hetime, ndërkohë që gjasat janë që i gjithë procesi hetimor i nisur nga Krimet e Rënda të shkatërrohet.
Kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, në një intervistë ekskluzive për CNA.al, ka thënë se janë duke hetuar ekstradimin e Seitajt.
Ndërkohë sipas tij po ndiqet rruga e përcjelljes së provave me shtetin italian, në bazë të legjislacionit kombëtar dhe atij ndërkombëtarë.
?Ekstradimi i shtetasit Nazer Seitaj është në hetim nga kjo Prokurori. Lidhur me marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja, është ndjekur rruga e zakonshme zyrtare e përcjelljes së informacioneve/provave në bazë të legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar në fuqi?, ka thënë Hajdarmataj.
Në lidhje me dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët janë nën hetim për ekstradimin e shtetasit Nazer Seitaj, kreu i Krimeve të Rënda, ka thënë se nuk ka një informacion zyrtar.
Paraprakisht, në një njoftim për media Prokuroria e Përgjithshme deklaroi, se Prokuroria e Krimeve të Rënda që hetonte çështjen nuk kishte asnjë komunikim me Prokurorinë e Tiranës dhe as me Prokurorinë e Përgjithshme.
?Ndaj, kërkesa për ekstradim ka shkuar në Gjykatën e Tiranës.
Kjo prokurori i ka dërguar informacion vetëm Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Vetëm ky institucion ishte ligjërisht i informuar se mbi Seitajn kishte një masë sigurie arrest me burg për llogari të drejtësisë shqiptare?, thuhet në deklaratën për media të Prokurorisë së Përgjithshme.
Ndërkaq, Prokuroria e Durrësit që në muajin shkurt ka nisur hetimin për prokurorët e dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët kanë përfaqësuar akuzën në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër të arrestuarit Nezar Seitaj, i cilësuar nga prokuroria e Katanias, si financieri i grupit kriminal që drejtohej nga Moisi Habilaj.
Bëhet fjalë për dy prokurorët e Krimeve të Rënda Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët sipas verifikimeve që kreu Drejtoria e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka rezultuar, se nuk kanë njoftuar Prokurorinë e Përgjithshme, por edhe nuk kanë pasur një komunikim me prokurorinë e Tiranës, e cila kishte në shqyrtim çështjen për ekstradimin në Itali të Nezar Seitit.
Ndërkohë, veç dy prokurorëve të tjerë Kryeprekurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, ka urdhëruar ndjekje disiplinore edhe për prokuroren Armida Hamiti (Moçka), e cila ka përfaqësuar akuzën në gjykatë, në dosjen e ekstradimit të Nezar Seitit, i njohur ndryshe si financieri i grupit ?Habilaj? për trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
Po kështu është kërkuar ndjekje disiplinore edhe për prokurorin e Tiranës, Shahin Pasha.
CNA.al është interesuar pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Durrës për të mësuar se çfarë ka ndodhur me hetimet për këtë çështje.
Por referuar përgjigjeve, fillimisht pritet të mbarojë hetimi disiplinor nga Prokuroria e Përgjithshme për të parë më tej se cili do të jetë fati i dy prokurorëve të Krimeve të Rënda Vladimir Mara dhe Dritan Prençi./CNA.al
KLSH ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin, 2 përgjegjës s...
Akti i fundit politik i ndarjes së Partisë Demokratike, duke...
Policia e Elbasanit ka ndërhyrë në kohë, duke mos lejuar për...
“Ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin K...
Në kohën kur çdo ditë e më shumë po flitet për “peshqit e më...
Dita e sotme do të mbizotërohet nga mot i kthjellët në veri,...
Në vijim të aksionit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrug...
Zhvendosja e qeverisë ditën e djeshme në qytetin e Fierit ka...
Një Vendim i ri i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar dje ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Në dashuri, nëse marrëdhënia në çift ka tendencë të vazhdojë...
Këshilli Kombëtar voton unanimisht ndryshimet në statut që i...
Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli bëhet anëtare e Kësh...
Me atë çka ka gatuar sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ...
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demok...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ftuar në studion ...
Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka reaguar pas fjalë...
Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur për shprehj...
Zhvillimi i punimeve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demok...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...