web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali/ Shqiptari arratiset nga burgu

11 Mars 2018, 11:09, Kronika CNA

Një shtetas shqiptar, i cili ishte arrestuar nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës është arratisur nga burgu në Itali.

Mësohet se Niman Zogaj kishte përfunduar në Burgun Saluzzo, për të vuajtur dënimin për trafik ndërkombëtar droge. Pasi ankohet se nuk ndihej mirë, ai shtrohet në Spitalin Qëndror të Parmës i ruajtur 24 orë në 24 orë nga policë të armatosur. Nimani, gjithsesi mundi të arratisej nga spitali dhe në vend që të rrinte në burg deri në vitin 2038, kur i mbaronte dënimi, qëndroi rreth i vit e gjysëm.

Nimani është arratisur edhe 2 herë të tjera nga burgu, para se në vitin 2016 të ekstradohej nga Zvicra në Itali për të vuajtur një dënim prej rreth 22 vitesh burg për trafik ndërkombëtar droge dhe disa vepra të tjera penale./ Gjergj Thanasi





Lajmet e fundit nga