web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërron jetë mjeku i njohur

11 Mars 2018, 09:31, Kronika CNA

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare mjeku i njohur Polikron Çela, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Polikron Çela prej disa ditësh ishte shtruar në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Mësohet se homazhet në ndër të tij do të mbahen në hotel ?Internacional? në datë 12 mars, afër ish lidhjes së Shkrimtareve, nga ora 10 deri 12:30. Sakaq, mjeku i njohur shqiptar do të prehet në varrezat e Sharrës.

Doktor Polikroni, siç e njihnin të gjithë vëllai i shkrimtarit Mitro Çela ishte duke kaluar një periudhë të vështirë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Pediatri i njohur, që kontribuoi shumë për mjekësinë shqiptare dhe autor i disa librave, ndodhej prej ditësh në gjendje të rëndë. Polikron Çela ka lindur në vitin 1932, ndërsa ka qenë dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. Po ashtu ai shërbeu për shumë kohë si Shef i Shërbimit të Nefrologjisë, por edhe Drejtor i Spitalit të Fëmijëve.

Pediatri i njohur, ka kontribuar shumë për mjekësinë shqiptare dhe sidomos për fëmijët.

?Në radhë të parë kam sakrifikuar rininë time. Se kur shokët e mi iknin me pushime vere, unë punoja nëpër spitale. Jo vetëm nga dëshira për të punuar, por edhe për të siguruar diçka. Se atëherë nuk kishim. Kam sakrifikuar qetësinë e familjes sime?- Kështu ishte shprehur doktori i mirënjohur në një nga intervistat e tij televizive, ndërsa sot ndodhet në gjendje të rëndë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga