web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aureli plagos në Velipojë arrestohet për drogë në Itali

10 Mars 2018, 18:19, Kronika CNA

Karabinierët e qytezës së Taljakocës (Tagliacozze) arrestuan Aurel Ndojin 26 vjec. Aureli akuzohet se në disa dhjetra raste ka shpërndarë kokainë dhe kanabis ndër të rinjtë e zonës gjatë semestrit të dytë të vitit 2017.

Aureli në maj 2017 sëbashku me xhaxhain e vet Besnik Ndojin ka plagosur 2 vëllezër në Velipojë. Ndërsa ishte në kërkim në shqipëri për vrasje të mbetur në tentativë, Aureli shpërndante drogë në Itali.

Karabinierët pasi e prangosën Aurelin e dërguan në Burgun e Avecanos (Avezzano). /Gjergj Thanasi /CNA.al





Lajmet e fundit nga