web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia e Korçës arreston në flagrancë dy persona/ Ja për çfarë akuzohen

10 Mars 2018, 13:24, Kronika CNA

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Korçës pasi janë kapur duke drejtuar mjeti në mënyrë të parregullt.

Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Ervin Lako, 38 vjeç, banues në Bilisht dhe Agron Kamenica, 59 vjeç, banues në Korçë.

38-vjeçari Lako u arrestua në afërsi të fshatit Libonik-Maliq, pasi u konstatua duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMW” me targa DV2097A.

Ndërsa ndalimi i 59-vjeçarit Kamenica u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mercedes-Benz” me targa AA 553 FX.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal./ CNA.al





Lajmet e fundit nga