web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Itali/ Arrestohen 3 shqiptarë me 12 Kg kokainë

10 Mars 2018, 18:14, Kronika CNA

Karabinierët në zonën e bergamaskës (Bergamasaca) goditën një bandë narkotrafikantësh shqiptarë. Karabinierët kontrolluan 2 makina, 2 banesa dhe një garazh në pronësi ose me qera të 5 emigrantëve shqiptarë.

Nga kontrollet u kapën gjithsej 12 Kg. kokainë e pastër si edhe 114 000 euro kesh në kartmonedha të madhësive të ndryshme. U sekuestruan edhe disa presa metalike, që shërbenin për ambalazhin e drogës. Tre shqiptarët e moshave 24-40 vjec nuk kanë precedentë penalë dhe ndaj tyre nuk kishte madje as dyshime të mëparshme. Dy emigrantë të tjerë shqiptarë ndiqen penalisht në gjendje të lirë po për këtë sasi droge./ Gjergj Thanasi





Lajmet e fundit nga