web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Itali/ 3 minorenë shqiptarë therin 2 minorenë të tjerë shqiptarë

10 Mars 2018, 18:26, Kronika CNA

Njëlloj si në rastin e vrasjes së ndodhur në Durrës pak ditë më parë, në qendër të Bolonjës tre ditë më parë shpërtheu sherri midis dy grupesh adoleshentësh shqiptarë. Sherri filloi me shprehjet fatale: Cfarë ke që më sheh ti mua? A e di se c?të bëj unë ty? Pas shkëmbimit të fjalëve filloi sherri me grushta dhe me shkelma e më pas me thika. Në sheshin qëndror të Bolonjës mbetën të shtrirë për tokë të plagosur rëndë 2 adoleshentë shqiptarë 16 dhe 17 vjec. Mjekët besojnë që plagët e marra mund të  shërohen për rreth 30 ditë.

Karabinierët u vunë në ndjekje të 3 shqiptarëve të tjerë autorë të plagosjes së bashkatdhetarëve të tyre. Brenda 2 ditësh u arrestuan 2 nga kriminelët (kishin mbushur 18 vjec vetëm pak ditë më parë). I treti vetëm 17 vjec u arrestua në Aeroportin Malpensa para se të hipte në aeroplanin e Linjës Milano-Tiranë. /Gjergj Thanasi /CNA.al





Lajmet e fundit nga