Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Policia e Fierit ka goditur një grup kriminal me 16 anëtarë që akuzohen për falsifikim dokumentesh e kartëmonedhash si dhe favorizim të migracionit të paligjshëm në saj të operacionit ?Pagesa e fundit?.
Në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?, Drejtoria Vendore e Policisë Fier në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, gjatë ditës së sotme kanë realizuar goditjen e një tjeter grupi kriminal me 16 anetarë në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm.
Deklarata e plotë e policisë:
Goditet grupi kriminal me 16 anetare ne disa qytete, ne fushen e falsifikimit te dokumentave dhe favorizimit te migracionit te paligjshem.
Në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?, Drejtoria Vendore e Policisë Fier në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, gjatë ditës së sotme kanë realizuar goditjen e një tjeter grupi kriminal me 16 anetare në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm.
Mbi bazën e materialeve të referuara nga Strukturat për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, regjistroi procedimin penal ne vitin 2017, për veprat penale “Falsifikimit te dokumentave”, “Falsifikimi i monedhave”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” në ngarkim të disa personave të dyshuar për keto vepra penale.
Pas një hetimi disa mujor të kryer nga strukturat e Task Forcës në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Prokurorisë Fier, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë i mundur të finalizohet me sukses operacionin policor i koduar “PAGESA E FUNDIT”.
Në përfundim të këtij operacioni, i cili u krye në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Korçë, Vlorë e Berat, si rezultat i masave të shpejta operacionale policore e proceduriale të kryer nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin DPPSH, duke bashkëpunuar me Prokurorine e rrethit u bë i mundur arrestimi i shtetasve dhe ekzekutimi i urdhërave të lëshuara nga Gjykata:
– Jetnor Hoxhaj, 42 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Fier.
– Eris Koliçi, 28 vjeç, banues në lagjen “Sheq Madh”, Fier.
– Xhevahir Myrtaj, banues në lagjen “Liri”, Fier.
– Artan Haxhiu, banues në lagjen “Mborostar Ura” Fier.
– Kostaq Papa, 31 vjeç, banues në Lagjen nr. 1, Sarandë.
– Enton Lahollari, 37 vjeç, banues në Lagjen Nr. 5, Pogradec.
– Artan Hasani, 48 vjeç, banues në rrugën e Qelqit, Tiranë.
– Barjam Hoxha, 57 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit
Në kuadër të këtij operacioni, po hetohen në gjendje të lirë me masën e sigurimit “Detyrim paraqitje” shtetasit:
– A.H, 62 vjeç, banues në Fier.
– A.N, banues në Fier.
– I.S, 48 vjeç, banues nëTiranë.
– D.S, 32 vjeç banues në Durrës.
– P.B, banues në Fier
– I.G, banues në Fier
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
– S.P, 41 vjeç, banues në Fier.
– V.Gj, 65 vjeç, banues në Korçë.
Shtetasit S.P, Jetnor Hoxhaj, Eris Koliçi, A.H, Xhevair Myrtaj, Artan Haxhiu dhe A.N, të gjithë banues në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej vitit 2017, ushtronin aktivitetin kriminal në fushën e falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumentave shkollorë, dokumentave të gjendjes civile, të pasaportave, dokumentave të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.
Keta shtetas u merrnin pororsi për pajisjen me dokumenta te falsifikuar, personave të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallkastër, nga Qarku i Beratit, Korçës, Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund.
Porosite mereshin për të nxjerrë dokumente shkollor, pasaporta, leje qendrimi, leje drejtimi, qarkullim të monedhave të falsifikuara, dokumente të falsifikuara për në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.
Shtetasi S.P. dhe Jetnor Hoxhaj pasi i merrnin këto porosi, nëpërmjet shtetasve Eris Kolici dhe A.H, i dërgonin me automjete të ndryshme të transportit të udhëtarëve si furgona, taksi, autobuza për në Tirane te shtetasi Artan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre.
Dy-tre ditë pasi prodhoheshin këto dokumenta në Tiranë, shtetasi Artan Hasani i niste në të njejtën rrugë për në Fier, ku dilnin dhe i prisnin shtetasit Eris Kolici dhe A.H, të cilët sipas porosive të shtetasit S.P. dhe Jetnorit ua shpërndanin personave që kishin porositur.
Në lidhje me këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, në datën 10 mars 2018 ka dhënë masën e sigurimit “Arrest me burg” dhe “Detyrim paraqitje” pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” , “Falsifikimi i monedhave”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” të parashikuar nga nenet 186/2, 183/2 dhe 189/2 të Kodit Penal.
Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
Po gjatë operacionit janë sekuestruar prova të shumta materiale, të cilat për arsye hetimi nuk i bëjmë me dije.
Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij grupi./ CNA.al
Karabinierët e qytezës së Taljakocës (Tagliacozze) arrestuan...
Karabinierët në zonën e bergamaskës (Bergamasaca) goditën nj...
Një grup grabitësish, një pjesë e të cilëve ishin shqiptarë ...
Policia ka nisur procedimin penal për një 47-vjeçare, pasi k...
Në operacionin e fundit të policisë greke kufitare, janë sek...
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pa...
Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Korçës ...
“Ka shitur apartamentet e një pallati disa herë”, është ky d...
Albert Zekaj, i cili vrau shokun e tij Kreshnik Beqirajn ka ...
Në qytetin e Librazhdit është tentuar grabitja e një banke t...
Mëngjesin e sotëm është tentuar të grabitet një bankë e nive...
Mbi 1.6 ton kokainë është sekuestruar në portin e Santa Mart...
Një ri është i kapur nga policia rrugore duke udhëtuar më s...
Gentian Doda, personi që është shpallur në kërkim nga prokur...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës, k...
Deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar për kapjen e 613 kg ko...
Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim më komisariatin e Përm...
Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle tek disa shofer...
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkë...
Shkëlzen Berisha sërish është paraqitur pranë Gjykatës së K...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...