web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë/ Shoferi i dehur nuk i bindet policisë

11 Mars 2018, 08:28, Kronika CNA

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe për përdoruesit e rrugës.

Ndaj, edhe në orët e para te mëngjesit te sotëm janë evidentuar drejtues mjetesh qe abuzojnë me pijen në timon. Në një njoftim në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Policia e Shtetit bën të ditur se 14 shoferë drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit. Sakaq, në video shihet se si një automjet kalon para patrullës së policisë dhe nuk i bindet urdhrit për ndalim.

?Por ka dhe drejtues mjetesh qe nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur nuk i binden urdherit te punonjesit te policise por largohen me shpjetesi pa e mrnduar se me tutje ka patrulla te tjera policie dhe perfundon ne pranga.
14 drejtues mjetesh qe drejtonin mjetin nen ndikimin e alkoolit.
4 drejtues mjetesh ne gjendje te dehur
1 drejtues mjeti ne gjendje te dehur nuk i bindet urdherit te punonjesit te policise per te ndaluar dhe largohet me shpejtesi por pas ndjekjes nga Policia Rrugore, Patrullat e Pergjithshme dhe Shqiponjat, eshte kapur dhe arrestuar ne flagrancë per disa shkelje: Neni 190/1, Neni 139/3, Neni 144/3, Neni 184/2,3, Neni 72/12, Neni 203/1, Drejtuesi i mjetit nuk i bindet shenjes se ndalimit te punonjesit te policise, nuk rregullon shpejtesine vecanerisht ne qendrat e banuara, vazhdon levizjen ndonese sinjalizimi i semaforit e ndalon ate, rezultoi nen efektin e alkolit testi i pare 0.70 mg/l testi i dyte 0.65 mg/l, me xhama te erresuar si dhe debitor me nje mase plotesuese te pashlyer.?, thuhet në njoftimin e Policisë./ CNA.al 





Lajmet e fundit nga