web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Politika në panik/ Ekspertët e BE zbarkojnë në Tiranë

11 Mars 2018, 10:11, Kronika CNA

Prej dy muajsh politika ka zvarritur ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, sidomos KLGJ, KLP dhe SPAK, të cilat pritet të sjellin ndryshimin në drejtësinë shqiptare, mirëpo të gjitha partitë kanë nxjerrë vazhdimisht pretekste.

Por, klasa politike e korruptuar në Shqipëri, shumë shpejt do të japë llogari për të gjitha aferat e bëra në këto 27 vite, pasi në si Brukseli do nisë të përgatisë terrenin për të bërë realitet reformën në drejtësi dhe arrestimin e pushtetarëve të korruptuar.- shkruan gazeta Sot.

Gazeta ka siguruar një dokument të Bashkimit Europian, ku tregohet se Brukseli ka nisur rekrutimin e ekspertëve, që do të mundësojnë ngritjen e organeve të reja.

Mësohet se 8 ekspertë të BE do të vijnë në Tiranë për të kontribuuar në ngritjen e organeve të reja të drejtësisë. ?Objektivi kryesor është forcimi i pavarësisë, transparencës, efiçencës dhe besimit publik në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, sipas kuadrit të BE dhe praktikave më të mira. Projekti synon rritjen e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare si Parlamenti, Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Lartë, gjykatat, këshilli i prokurorëve, Prokuroria e Përgjithshme, zyra të tjera të prokurorisë, inspektorët e lartë të drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, etj. Pas miratimit të amendamenteve kushtetuese të korrikut 2016 dhe të disa ligjeve, EURALIUS V do të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi?, thuhet në dokumentin e BE.





Lajmet e fundit nga