LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrihen anëtarët e jurisë/ Çfarë ndodhi në “I Got Talent”

26 Gusht 2017, 17:31, Lifestyle CNA

Anëtarët e jurisë së ?I Got Talent? në Britani kanë pasur një konflikt aspak të zakonshëm. Gjatë performancës së një prej konkurentëve diçka nuk shkoi siç duhet dhe interpretimi i konkurentit la shumë për të dëshiruar.

Ndërkohë që juria do të jepte vlerësimin, kryetari i jurisë Simon Cowell ka thënë se interpretimi i tij do të ngjante me natën e parë të martesës së koleges Mel B.

Menjëherë Mel B. ka reaguar duke i hedhur gotën me ujë Cowell dhe pastaj ka lënë skenën. Videoja është bërë virale në të gjithë internetin, për shkak se diçka e tillë nuk kishte ndodhur më përpara mes anëtarëve të jurisë. Ndiqni videon e mëposhtme për të parë të gjithë ngjarjen./CityNews

Lajmet e fundit nga