Befason ministri serb/Shqipëria e Madhe, shteti më i fortë në Ballkan!
“Pika që gërryen Fushë-Kosovën” – Gazeta gjermane “Frankfurt...
Rreshjet e shiut në fundjavë bënë atë që nuk po arrinin dot ta bënin zjarrfikësit në shumë ditë me rradhë. Zjarret nga veriu në jug të vendit u shuan dhe ca pak vatra të tjera ende aktive, tani është më e lehtë që të vihen nën kontroll. Të gjithë, zjarrfikës dhe zjarrvënës, kanë disa çaste për të marrë frymë për t?u qetësuar. Ngjan se një cikël i të keqes, shkaktuar kryesisht nga njerëzit, është mbyllur përkohësisht. Mbas mbetet vetëm bilanci i asaj çfarë ka ndodhur. Numri i hektarëve të djegur, sipërfaqja e tokës së ekspozuar ndaj errozionit, një kullotë e bekuar për barinjtë për nja dy vjet, ca të arrestuar në pritje të gjykimit; të gjitha këto do të jenë statistika. Statistika të cilat mbetën në këto përmasa falë bekimit të shiut që erdhi po si bekim nga qielli.
Në kronikat e medias do të mbeten të shënuara apelet e përditshme të bëra ndaj qeverisë për të fikur zjarret, pretendimet e saj se ka bërë maksimumin e mundshëm dhe kritikat ndaj saj se krihet ndërkohë që zjarret bëjnë kërdinë.
Edhe ky binom i pandashëm dhe i pandryshueshëm ? autolëvdatë ? mallkim ? është pjesë e të njëjtit cikël që përsëritet vit mbas viti. Shpesh me të njëjtit personazhe, por të rreshtuar në mënyrë të ndryshme.
Guna që nuk harron të vijë asnjëherë bashkë me gushtin, sjell pashmangshmërisht vjeshtën. Vjeshta do të sjellë shirat. Të cilat si rregull, ashtu siç po ndodh rregullisht në Shqipëri çdo vit, së paku në këta dhjetë vjetët e fundit, do të shihen si mallkim që zbret nga qielli. Shiu do të bjerë për disa ditë rresht, fillimisht do të vijë lajmi i mirë se Fierza po mbushet, se KESH po eksporton energji, pastaj do të nisë frika se lumenjtë po enjten dhe pastaj do të fillojë makthi që lumenjtë e fryrë, njëlloj si njerëzit, domosdo edhe do të derdhen.
Do të ketë sërish një statistikë dhe një bilanc. Për hektarët e tokës së përmbytur, për bizneset e dëmtuar të fermërëve, për numrin e shtëpive të ndërtuara pranë shtretërve të lumenjve që ndodhen nën ujë. Do të ketë brohori qeveritare për ndihmën që u jepet zonave të dëmtuara dhe do të ketë mallkime pa fund për qeverinë që zhytet në vaska floriri, ndërkohë që qytetarët janë duke u mbytur.
Do të ketë premtime për dëmshpërblime dhe kontrast me dëmtimet e dikurshme dhe shpërblimet që premtoheshin, por nuk jepeshin.
Edhe optimistët, edhe kritikët do t?i kenë sërish sytë nga qielli; sepse vetëm qielli mund të afrojë bekimin dhe mallkimin e tij. Njerëzia do të vazhdojë njëlloj. Do të ndërtojë në skarpatin e thatë të lumit në korrik dhe pastaj do të habitet në fillim dhe do të kërkojë hesap në vijim se pse lumi i rrëmbeu shtëpinë në shkurt. Do t?i verë zjarrin një shkurrishteje pranë një vije uji, do të lebetitet kur sheh gjithë faqen e malit të kredhur në zjarr dhe do të fajësojë qeverinë se pse nuk i dërgon aeroplanin të fikë zjarrin që po i kërcënon dhe gardhin e shtëpisë.
Në botën e inisiativës së lirë që po ndërtohet prej gati tre dekadash në Shqipëri, liria për të qenë i marrë është e plotë. Ajo është e pakushtëzuar edhe nga qeverisjet, pavarësisht ngjyrave që ato kanë. Marrëzia është kurdoherë shtatzanë. Ajo nuk harron kurrë të lindë e rilindë marrëzinë e rradhës. Njëlloj si ciklet e të keqes që përsëriten rëndom, por duke u bërë përherë e më të këqinj. I vetmi ngushëllim është të gjendet shkaku i të ligës. Përgjithësisht ja venë emrin, ngrohje globale. Dikur, doktor Berisha gjeti mëkat aty ku poetët e rinj dhe të dashuruarit rëndom gjejnë frymëzim. Ai fajësoi Hënën Blu. Në fakt, marrëzia globale në këtë botën e vogël shqiptare, spërkatur me blu nga të hënës dhe mavi nga muzgu i vonë dhe agimi i hershëm, është e vetmja gjë që nuk po ndryshon për qamet. Njëlloj sikur të jetë e shkruar që marrëzia do ta shoqërojë këtë skaj shkëmbor të Juglindjes së Ballkanit deri në ditën e qametit të madh që thonë se vjen me zjarr dhe përmbytje njëherësh, por pa harruar edhe tërmetet./tema
“Pika që gërryen Fushë-Kosovën” – Gazeta gjermane “Frankfurt...
Policia në kufirin greko-shqiptar ka kapur rreth 156 kg drog...
Kemi lexuar shpesh horoskopin e ditës, të muajit, apo të vit...
Shkatërrimi i fabrikave të përpunimit të mineraleve gjatë pe...
Një burrë amerikan ka qenë duke filmuar me Samsung Galaxy S5...
Lëvizja Rinore për Integrim ka startuar mbrëmjen e djeshme p...
Bashkia e Librazhdit është bërë pjesë e një skandali, që ka ...
Mediat italiane kanë identifikuar personin që shkaktoi aksid...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka raportuar ditën e sot...
Një situatë kaotike është paraqitur sot në kufijtë me shteti...
Tonet mes Uashingtonit dhe Phenianit po ashpërsohen gjithnjë...
Kjo hile që mund të bëni me telefonin tuaj do iu lërë pa fja...
Policia ka bërë të ditur ditën e sotme se nga data 1 gusht j...
Gjatë gjithë jetës sonë mund të kemi pasur persona që i kemi...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e shtetasit Di...
Nga Kristaq BalliSHKOLLA SHQIPE E DARDHËS, NJË DRITARE DITUR...
Buzëkuqët janë produkti kozmetik më i preferuar për të gjith...
Skandali me tenderat ka prekur dhe Bashkinë e Vorës. Pas ska...
Policia e Shtetit ka dhënë informacion në lidhje me rastet e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...