Grabiti 8.300 euro në hotel/ Gjykata merr vendimin e papritur për ukrainasin
Gjykata e Sarandës ka marrë vendimin ditën e sotme për qyeta...
Tre ditë më parë një aksident i rëndë ka ndodhur në Tivar të Malit të Zi. Mediat vendase raportojnë për një person të vdekur dhe gjashtë të plagosur.
Në aksidentin e rëndë ka humbur jetën një 29 vjeçar me inicialet E.R. si edhe dy kalimtarë të rastit dhe 4 pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Disa media, duke cituar burimet homolge malazeze, si Opinion.al, Gazeta Tema.net, Ora News.al, etj kanë dhënë lajmin e plotë, duke theksuar se personi tjetër që është aksidentuar është shtetasi Shpresim Bajraktari. Ky i fundit në disa media raportohet si kunati i Lori Hoxhës, vajzës të Vjollca Hoxhës dhe të ndjerit Dritan Hoxha, themeluesi i Top Medias.
Në fakt, Shpresim Bajraktari përveçse kunati i Lori Hoxhës, pra vëllai i Vis Bajraktarit, në stafin e Top Medias dhe qarqet mediatike njihet si partneri i Vjollca Hoxhës, pra më shumë se sa kunati, Shpresim Bajraktari në qarqet mediatike njihet për lidhjen e tij me Vjollca Hoxhën, aktualisht një nga pronaret kryesore të Top Medias.
Opinion.al na raporton se në Tivar ka mbetur i plagosur edhe Shpresim Bajraktari, i cili sipas të dhënave të disa mediave mendohet se ka qenë në mjetin ku humbi jetën edhe 29 vjeçari nga kryeqyteti me inicialet E.R.
Lajmi në mediat shqiptare, diku drejt e diku me manipulime, nuk i ka shpëtuar raportimit, por ajo që bie në sy është fakti se shumë prej mediave që raportuan lajmin kanë hequr nga teksti i tyre emrin e Shpresim Bajraktarit, disa të tjera e deklarojnë si kunatin e Lorit. Më flagrantja vjen nga Revista Anabel që ka tentuar të manipulojë opinionin publik duke deformuar ngjarjen, në lajmin që do ta gjeni tek fotot e mëposhtme thekson se aksidenti ka ndodhur në territorin shqiptar. Drejtuesja e Ababel njihet si një nga mikeshat e ngushta të Lori Hoxhës
Aksidenti është një fatkeqësi që në këtë rast ka marrë edhe një jetë, por e turpshme dhe kriminale është edhe sjellja dhe reagimi i medias shqiptare. Anabel mashtron publikisht kur thotë se aksidenti ka ndodhur në territorin shqiptar. Mediat e vendit fqinj raportojnë të kundërtën.
Ndërkohë burime zyrtare nga policia i thanë CityNews se në datën e pretenduar, 11 dhe 12 gusht, nuk ka pasur aksident me pasojë vdekjen të shtetasit me iniciale E.R. në territorin e Shqipërisë apo plagosje të shtetasit Shpresim Bajraktari dhe 6 persona të tjerë në vendin tonë.
Anabel nuk dinte, luajti për interes të Lorit apo mashtroi publikisht? Në kurthin e saj ranë edhe disa media të tjera. Disa portale, gazeta, dhe faqe web të televizioneve apo gazetave me ndërhyrje nga njerëz të Top Media kanë hequr emrin e Shpresim Bajraktarit nga aksidenti. Të tjerë janë përpjekur ta identifikojnë si kunatin e Lori Hoxhës, kjo e fundit e vërtetë, por gënjeshtër është fakti që ka ndodhur në territorin shqiptar dhe ndodhet këtu në spital, kur në fakt e vërteta është krejt ndryshe.
Por a mund të fshihet me mashtrime dhe manipulime e vërteta dhe një ngjarje e tillë edhe pse në Malin e Zi? Shpresim Bajraktari ka qenë pjesë e aksidentit në Malin e Zi dhe ashtu siç është kunati i Lori i Hoxhës, është edhe partneri i Vjollca Hoxhës. CityNews pak kohë më parë publikoi një lajm në lidhje me këtë fakt, atëherë presioni nuk u ndal, kërkesa dhe presione pafund për të hequr lajmin që ndodhet ende ne faqen tonë. (Kliko këtu për ta lexuar)
Burime nga vetë mediat që kanë publikuar lajmin dy ditë më parë, i thanë CityNews se ka pasur ndërhyrje të fortë për të hequr emrin e Shpresim Bajraktarit, nga raportet mediatike por edhe për të mos e nxjerrë atë në edicionet televizive dhe në shtypin e ditës. Dhe ka ndodhur vërtetë kështu, në shumicën e mediave qoka apo censura ka funksionuar.
Një pyetje vjen natyrshëm: A ndodhej dhe Vjollca Hoxha në Mal të Zi kur ka ndodhur aksidenti dhe po përpiqen të fshehin diçka më të madhe? Ndoshta ky detaj për shumë njerëz nuk ka rëndësi, por fakti që përpiqen ta fshehin të dhëna, të manipulojnë ngjarjen dhe të heqin edhe emrat e personave të përfshirë në aksident ngre mjaft dyshime.
Zonja Hoxha njihet si një frekuentuese e jetës luksoze, hoteleve dhe kazinove në Mal të Zi dhe ndoshta ka qenë edhe ajo e pranishme, jo në aksident por ka qenë me pushime bashkë me partnerin e saj. Ende nuk ka asnjë informacion nëse ka qenë edhe ajo atë ditë në shtetin fqinj.
Ajo që tashmë është e zbardhur dhe që faktet flasin vetë është se në media është tentuar të vendoset censurë dhe ngjarja të manipulohet. Kush tjetër më shumë se sa vetë një pronar mediash mund ta bënte këtë?
Ngjarja është mjaft e rëndë dhe burime i thanë CityNews se Shpresim Bajraktari është një nga personat e plagosur, por ende askush nuk mund të përgjigjet saktësisht se kush i manipuloi dhe vendosi censurë në një pjesë të mediave.
Lori, Vjollca, ai, ajo nuk kanë rëndësi emrat. Sot jemi përballë faktit, kërkojnë të mbulojnë diellin me shoshë. Por mesa duket jo gjithçka e kanë nën kontroll./Citynews
Gjykata e Sarandës ka marrë vendimin ditën e sotme për qyeta...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madho...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë një ...
Këta fëmijë po marrin botën e modelingut me shpejtësi dhe n...
Miss World është një nga garat më të vjetra të bukurisë në b...
Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina,është përplasur...
Mashtrimi me vlera të mëdha monetare është një fenomen trond...
Gazetari Çim Peka i është drejtuar me një thirrje të fortë k...
Një ngjarje aspak normale ka ndodhur në periferi të qytetit ...
Rreshjet e shiut në fundjavë bënë atë që nuk po arrinin dot ...
“Pika që gërryen Fushë-Kosovën” – Gazeta gjermane “Frankfurt...
Policia në kufirin greko-shqiptar ka kapur rreth 156 kg drog...
Kemi lexuar shpesh horoskopin e ditës, të muajit, apo të vit...
Shkatërrimi i fabrikave të përpunimit të mineraleve gjatë pe...
Një burrë amerikan ka qenë duke filmuar me Samsung Galaxy S5...
Lëvizja Rinore për Integrim ka startuar mbrëmjen e djeshme p...
Bashkia e Librazhdit është bërë pjesë e një skandali, që ka ...
Mediat italiane kanë identifikuar personin që shkaktoi aksid...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka raportuar ditën e sot...
Një situatë kaotike është paraqitur sot në kufijtë me shteti...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...