LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pamje tronditëse/ Adoleshentja transmeton live vdekjen e motrës

24 Korrik 2017, 19:28, Kuriozitete CNA

Një video e tmerrshme po bën xhiron e botës, e cila është postuar nga një 18-vjeçare e quajtur Obdulia Sanchez. Në video duket ajo duke drejtuar makinën, e më pas filmohet pjesa kur 18-vjeçarja aksidenton motrën e saj dhe tregon pamjet e saj, kur kjo e fundit është e mbuluar me gjak.

Sipas mediave amerikane, Obdulia ishte e dehur në momentin që ka aksidentuar motrën e saj, por edhe pse e ka bërë një vepër të tillë, ajo në videon e postuar nga ?JOQ? shfaqet sikur nuk i intereson.

?Jacqueline, të luten zgjohu,? dëgjohet duke thënë Obdulia derisa e shkund 14-vjeçen Jacqueline Sanchez.

?E vrava motrën. Tash do të shkoj në burg për jetë. E kuptoj. Nuk më bën aspak, megjithatë. Më fal, zemër,? dëgjohet duke thënë Obdulia./CityNews

Lajmet e fundit nga