web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takimi Rama-Basha mbyllet me dy pakte/Një publik, një i fshehtë!

17 Maj 2017, 21:40, Aktualitet CNA

Një deklaratë e fortë është bërë mbrëmjen e sotme, teksa vijon takimi i parë kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Kreu i PDS, Paskal Milo, tha në emisionin ?Studio e Hapur? se liderët politikë po bëjnë pakte të fshehta dhe kjo, sipas tij, ka ndodhur edhe më parë mes liderëve.

Më tej, ai shtoi se nga takimi Rama-Basha do dilet me dy pakte, një publik dhe një të fshehtë.

?Në të kaluarën mes liderëve politike ka patur pakte të fshehta që jo gjithmonë janë bërë publike. Pak kanë qenë takimet që janë bërë publike në të kaluarën kujtojmë rastet e Nanos me Berishën, apo të Bashës me Ramën. Mund të them që mes tyre ka patur komunikim edhe pse këto nuk janë bërë publike, ka patur telefonata mes tyre që publikut nuk i janë thënë. Por mund t?ju them që në këto takime të fshehta apo kokë më kokë si ky që po zhvillohet tani, janë bërë pakte të fshehta që as nuk na shkon në mendje. Në këto pakte të fshehta jepen garanci personale, për të mos u prekur personalisht apo familjarisht, persona apo grupime të caktuara?, deklaroi Milo.

Duke vijuar më tej me qëndrimin e tij, Milo tha se ?nga ky takim Rama-Basha do dilet me dy pakte, një publik dhe një të fshehtë?./CityNews





Lajmet e fundit nga