web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aleati i Bashës flet në fund të mbledhjes/Vetëm Rama kundër paketës McAllister

17 Maj 2017, 20:10, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në fund të takimit mes krerëve të partive parlamentare, që zgjati dy orë.

Mediu tha se opozita ka miratuar pa kushte paketën McAllister dhe kjo paketë është pranuar dhe nga partitë e tjera, përjashtuar kryeministrin Edi Rama.

?Në tryezë kemi pozicione të afërta, por edhe të ndryshme. Opozita ka miratuar pa asnjë kusht paketën McAllister. Nuk kemi debat për asnjë çështje. Kemi parë një reagim pozitiv nga partitë e tjera, me përjashtim të Ramës. Nesër të mblidhet Parlamenti, të votohet vettingu dhe të nisë puna për zgjedhjet. Ky është qëndrimi ynë. Rama shprehu opsione për lëvizje të datës së zgjedhjeve jashtë qershorit, por ne nuk lëvizim nga paketa McAllister. LSI, PDIU dhe LIBRA shprehën gatishmërinë për paketën McAllister. Shpresojmë në një reflektim të kryeministrit?, tha Mediu./CityNews





Lajmet e fundit nga