web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto nga viti 1947/Vështrimi popullor dhe fotografia e marshalit Tito në sheshet e Shqipërisë

17 Maj 2017, 19:40, Aktualitet CNA

Ish-drejtori i Arkivit, Kastriot Dervishi, ka publikuar një fotografi të marshallit Tito në sheshet e Shqipëri.

Bëhet fjalë për vitin 1947, kur vendi drejtohej nga diktatori Enver Hoxha.

Ky i fundit, sipas Dervishit, zhvilloi në atë kohë disa takime në jug të Shqipërisë, ku shihet padije, ligësi dhe kuriozitet.

?1947/Vështrimi popullor dhe fotografia e mareshalit Tito në sheshet e Shqipërisë. Në vitin 1947 Enver Hoxha zhvilloi disa takime në jugun e Shqipërisë. Kjo ishte vizita e tij e parë si kryeministër i vendit duke u ndalur e mbajtur fjalime në qytete të ndryshme. Bashkëlidhur janë dy fotografi, tribuna dhe populli që dëgjon komandantin. Vështrimi popullor, i një turme që përzihet me ushtarakë të shumtë (oficerë Sigurimi), është shumë interesant. Shihet padije, ligësi dhe kuriozitet. Kjo është psikologjia që lexohet te fotoja e poshtme. Sigurisht, portreti i mareshalit Tito, që në atë kohë cilësohej “miku më i shtrenjtë i popullit shqiptar” shoqëron çdo takim të E.Hoxhës me popullin?, shkruan Dervishi./CityNews





Lajmet e fundit nga