web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aleati i Ramës flet prerë/Gjithë lufta e PD rezulton zero!

17 Maj 2017, 19:45, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, aleat me kryeministrin Edi Rama, Paskal Milo, po flet për krizën politike.

Në emisionin ?Studio e Hapur?, Milo kritikoi ashpër qëndrimin e Partisë Demokratike dhe ngujimin prej rreth 90 ditësh në çadër.

Sipas tij, e gjithë lufta e PD rezulton zero, pasi qeveria teknike, numërimi e votimi elektronik bien. Më tej, ai shtoi se PD i lidhi vetes këmbë e duar.

?E gjithë lufta e PD rezulton zero! Bie qeveria teknike, numërimi dhe votimi elektronik. Atëherë përse e bëri gjithë këtë luftë? PD i lidhi këmbë e duar vetes së vetë. PD do kishte mbështetjen tonë absolute, nëse do përqendrohej vetëm te zgjedhjet e lira e të ndershme?, tha Milo./CityNews





Lajmet e fundit nga