web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lulzim Basha një Kennedy Shqiptar

17 Maj 2017, 20:23, Aktualitet CNA

Thone se pamja eshte nje arme e forte ne jete, por ajo eshte arme me e forte ne politike dhe ne formimin e karizmes se nje personi.

Megjithate, leader dikush nuk behet me titull, me votim, por per shkak te kauzave dhe betejave te ngritura e te fituara me sukses.

Ka nje brez te rinjsh te pas viteve ’90 qe jane shkolluar ne Perendim. E dini cfare kane te perbashket keta? Endrren dhe deshiren per nje Shqiperi me te mire! Cfare i bashkon keto? Patriotizmi, dashuria per vendit dhe vullneti per te kontribuar. Basha ben pjese ne kete gjenerata.

Dikush mund ta quaj gjeneraten tone si “Gjenerata e Re”, une e quaj “Gjenerata Euro-Atlantike”, sepse formimi dhe modeli yne politik jane modele amerikane dhe europiane.

Lufta kunder brezit tone nuk eshte vetem lufte kunder brezit te ri, por lufta e modelit te vjeter kunder vlerave euro-atlantik qe i kemi ne ADN.

E kam takuar Bashen keto dite. E kam lexuar shume pasion Kennedy-n dhe librin e dedikuar per te 1000 ditet.

Cfare te perbashket mes Bashes dhe Kennedy-t? Zoti i ka bere te dy te pashem e karizmatik, Kennedy ishte lideri qe beri histori me krizen e rraketave.

Basha po ben dhe tashme ka bere te njejten histori. Basha keto dite ka kaluar nete pa gjume e sfida te ngjashme qe kaloi Kennedy ne ditet e krizes se raketave ne Kube!

Basha me vendosmerine e strategjine e tij politike ka hyre ne histori, sepse ka sfiduar e ka mundur komunizmin dhe cdo lloj forme qe derivojne nga ajo per pushtet absolut apo per diktature.
Kennedy ka thene ne kohen e krizes se raketave ne Kube: nuk negojme nga frika e s’kemi frike te negociojme.

Te njejten filozofi lidershipi po deshmon edhe Basha per zgjedhjen e krizes politike ne vend. Basha pranoi paketen e amerikaneve e po ashtu ftoi publikisht Ramen te bej te njejten gje per hire vendit.
Basha me kurajen e vullnetin e tij ka mbyllur zyrtarisht tranzicionin ne Shqiperi duke krijuar mendesi te re politike, standarde dhe modele te reja institucionale qe ne terma kushtetues formojne ate qe quhet “Republika Re”!

Ne takimet qe kam pasur me Bashen i kam thene se: Fitoni betejen per zgjedhje te lira dhe ju do te mebeteni gjate ne histori dhe kujtesen e qytetareve.

Ndersa sa i perket faktit per te qene Kryeminister i kam thene se pas fitores se betejes per zgjedhje te lira eshte e krejt e natyrshme Kryeministria, por qellim ne vete./Nga Alban Daci





Lajmet e fundit nga