web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hafizi zbulon detaje nga tryeza e partive/Çfarë u diskutua

17 Maj 2017, 20:26, Aktualitet CNA

Deputetja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi, foli pas takimit mes partive politike për zgjidhjen e krizës. Hafizi tha jashtë Kryesisë së Kuvendit se secila palë parashtroi kërkesat e saj.

Hafizi tregoi detaje nga mbledhja që u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa theksoi se aty u diskutua mbi paketën ?McAllistër+?. Ajo tha se nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve, mjafton që ato të jetën sipas standardeve.

?Ne si Libra kemi pozicionin për standarde zgjedhore. Ne rolin tonë e kthyer, dhe unë u largova. Rama dhe Basha janë në takim kokë me kokë. Ne synojmë tek standardet zgjedhore. Standardet zgjedhore nuk rregullohen me emra ministrat, por me administrimin e zgjedhjeve. Ka pasur diskutime për datën e zgjedhjeve, por them se ne pranojmë çdo datë vetëm që të bëhen sipas ligjit. U diskutua paketa ?McAllistër+??, tha Hafizi, e cila sot përfaqësoi LIBA-n, pas mungesës së Ben Blushit./CityNews





Lajmet e fundit nga