web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI hapur kundër Ramës/Vasili zbulon datën e zgjedhjeve: Tërësisht normale!

17 Maj 2017, 20:35, Aktualitet CNA

Kreu i LSI, Petrit Vasili, foli pas tryezës së takimit të partive parlamentare në Kryesinë e Kuvendit. Vasili ritheksoi edhe njëherë se LSI është plotësisht dakord me këtë paketë.

Sipas tij, ajo duhej pranuar që kur u bë publike, por kurrë nuk është vonë.

Më tej, Vasili shtoi se paketa McAllister i jep përgjigje krizës dhe krijon besim për zgjedhje të lira e të ndershme.

?Sot patëm mundësi për një dialog më të gjerë, pasi ishin të gjitha partitë parlamentare. Ishte një nismë e rëndësishme, u njohëm në mënyrë të detajuar me procesin e negociatave të zhvilluara mes Bashës e Ramës, si dhe me paketën e njohur McAllister. Sa i takon LSI, ne vazhdojmë të jemi të bindur dhe të palëkundur në atë që kjo paketë duhet zbatuar pikë për pikë. Ajo duhej pranuar që kur u bë publike, por nuk është kurrë vonë. Paketa i jep përgjigje krizës dhe krijon besim për zgjedhje të lira e të ndershme. Është paketë kompromisi. Problemi kryesor është vlerësimi i momentit dhe i kohës. Çdo minutë kohe i humbur është në dëm të vendit. Çdo shkarje nga kjo përgjegjshmëri është në cënim të vendit në tërësi. Paketa ka një datë zgjedhjesh, më 16 korrik, dhe kjo është tërësisht normale. S?ka asgjë të jashtëzakonshme. Pra, siguron një moment optimal për pasiguritë e opozitës?, tha Vasili./CityNews





Lajmet e fundit nga