web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skenari konspirativ/Pse kërkoi Rama një takim kokë më kokë vetëm me Bashën

17 Maj 2017, 20:41, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka parashtruar sot një skenar konspirativ sipas tij për fatin se pse kryeministri Edi Rama kërkoi një takim vetëm për vetëm me liderin e PD-së, Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin ?Studio e Hapur? në ?News24?, Milo tha se Rama mund të ketë diçka që do ta konsumojë vetëm me Bashën, kjo dhe për arsye se nesër mblidhet dhe Kolegji Zgjedhor, i cili do të shqyrtojë dhe kërkesën e opozitës për çregjistrimin e listave të kandidatëve.

?Fakti që ka kërkuar një takim me zotin Basha kokë më kokë, është fakti se do që të konsumojë diçka vetëm për vetëm me të. Dua ta lidh, dhe pse jo dhe me pak intrigë, me mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor. Edhe nesër Kolegji Zgjedhor merr një vendim , të dy janë të kënaqur, hapet rruga për gjithçka. Rama ka këmbëngulur se data ngelet 18 qershori. Edhe sot ka këmbëngulur, se është kushtetuese. Ai në këtë rast doli i fituar. Në një betejë elektorale nuk mund të shkosh vetëm. Ramës nuk i intereson që opozita të mos shkojë në zgjedhje?, tha Milo./CityNews





Lajmet e fundit nga