LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilli Bashkiak jo si pulari e kryetarit

1 Maj 2015, 11:27, Aktualitet CNA

Në Bashkinë Korcë Partia Demokratike, pas një beteje vërtet të fortë dhe totalisht pa moral, ofroi një super kandidat. PD ju dha qytetarëve një alternativë intelektuale, me vlera dhe të pakontestueshëm.

Ndërsa kur them ?betejë totalisht pa moral?, e kam tek fakti që vetë kreu i PD në Korcë shpallte veten kandidat kudo që shkonte dhe pasi Basha e dëboi, shkoi dhe u fal tek Niko Peleshi, për të qarë hallin.

Gjithsesi, në këtë shkrim dua të theksoj dicka krejt tjetër që vërtet në parim është tepër e rëndësishme për garën e opozitës. PD në shumë qytete ka ofruar vlera intelektuale, kandidatë të pacënueshëm, me nivel të lartë moral dhe Korca është më sinjifikativja.

Në Korcë ofrohet kandidat Prof. Gjergji Mero dhe nga ana tjetër si trupë mbështetëse, pra si ekip politik në këshillin bashkiak pritet të jetë me plot gojën një bandë dhe tufë odrinere totalisht e pa vlerë.

Këtë e them për disa arsye. Së pari është përgatitur një listë dhe ajo nuk është votuar, por vetëm miratuar në parim me 100 emra. Ndërkohë përgjegjësia është deleguar në Tiranë. Në fakt në qendër, kreu i PD Lulzim Basha, aktualisht ka cdo informacion mbi renditjen e paraqitur nga kreu i PD Korcë. Ky i fundit ka servirur një listë e cila nuk i përshtatet aspak kandidatit dhe vlerave të tij.

Kjo listë është shumë normale të ketë përfaqësues nga shtatë njësitë që i bashkohen, Bashkisë Korcë, njërëz politikë, zonja dhe përfaqësues politikë.  Por kjo listë duhet të jetë elitare si vetë kandidati i ofruar.

Fatkeqësisht emrat e servirur nga ortaku i Niko Peleshit, sot kreu i PD Korcë Andrea Mano, s?kanë asnjë lidhje me kandidatin dhe situatën politike që paraqet si alternativë sot opozita.

PD flet për dektiminalizim, ndërkohë në listë ka persona me precedent penale dhe në hetim për korrupsion e afera të tjera. Kandidati është Rektor Universiteti dhe profesor me reputacion, kurse në listën e këshillit bashkiak për Korcën, Mano me listën e tij, futën analfabetë klasikë. Kandidati përfaqëson vlera të padiskutueshme menaxheriale, në listë ofrohen shitës pulash që kakarisin sa herë ndrojnë këndezin. Të tjerë që mjerërisht PD i futi në administratë për qoka miqësore, në fakt janë me shumë se të paaftë dhe jopërfaqësues. Në listen që ka ndërtuar Mano, ofrohen qoftexhin dhe batacinj, ndërkohë kandidati është pjesë e elitës qytetare dhe vlerave më të mira të saj. Më keq akoma kur në listë futen kushërinj dhe të afërm, lihen mënjanë njerzit me kontribute politike dhe reputacion të padiskutueshëm.

Pse? Sepse kreu I PD në Korcë vendos në listë servilat, sahanlëpirësit e tij,duke akuzuar ish-drejtuesit e PD, se ishin ata që cuan opozitën në këtë gjendje. Në fakt ai është një nga përgjegjësit kryesore. I akuzuar mitmarje, 2 mijë euro për një emërim në arsim, kandidat për bashkinë, prefekt, 8 vite në pushtet, po ai ska përgjegjësi? Por këto janë thënë e strërthënë.

Ajo që është e rëndësishme është që kreu demokrat Lulzim Basha, mos përdorë dy standarte me Korcën. Ashtu si e deboi dhe coi pas dere Andrea Manon për kandidim, ashtu duhet të ndërhyjë duke korrigjuar listën, jo për pazare politike, por duke e bërë atë elitare si kandidati që i ka ofruar Korcës. Nuk mund të kandidosh një profesor dhe nga pas ti vesh një qoftexhi, një të paditur, një gjobaxhi, një kushëri, ca kushërinj, një të paditur e kështu me rradhe?

Të shpresojmë që loja e një kreu dege për interesa përsonale të pista të ndalet dhe gjithcka të kthehet vetëm në interes të vlerave dhe qytetarëve, nuk mund të ngelet PD dhe Korca peng i pularive apo të tjerë kllounave që as për të qeshur nuk të bëjnë.

Sirena e alarmit po bie fort, shpresoj dhe besoj që si herën e parë do korrigjohet.

Elvi FUNDO

Lajmet e fundit nga