LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen 3 shqiptarë në Itali, droni i filmoi duke vjedhur

1 Maj 2015, 08:21, Aktualitet CNA

Tre shqiptarë të akuzuar për një sërë vjedhjesh në Itali janë arrestuar nga policia duke përdorur teknologjinë, e sidomos përdorimin e dronit me kamera termike. Policët kishin vendosur dronët kryesisht në pikat ku 3 shqiptarët u zinin pritë mjeteve që do të grabisnin. Metoda e grabitësve ishte e njëjtë, fillimisht grabisnin një makinë më pas shkonin dhe vidhnin në banesa të ndryshme. Tre shqiptarët janë befasuar kur policia u ka dalë përpara për t?i arrestuar, pasi pandehnin se metoda e tyre nuk linte gjurmë që do t?i çonte në pranga.

Lajmet e fundit nga