Operacioni antikanabis në Lazarat 2014, arrestohen 5 persona
Policia e Shtetit në kuadër të operacionit “Spring” ka arres...
Avokati i Popullit, Igli Totozani është shprehur se papunësia është ende një plagë e pashëruar me pasoja të rënda sociale. Në një deklaratë për Ditën Ndërkombëtare të punëtorëve, Totozani deklaron se 1 Maji është dita kur mendimi dhe vullneti ynë duhet të drejtohet tek mbrojtja e marrëdhënies shoqërore të punës.
Deklarata e plote e Avokatit te Popullit per 1 Majin:
Sot është një ditë reflektimi për shoqërinë tonë dhe për të gjithë ata vendimmarrës të cilët në një mënyrë, apo një tjetër janë të lidhur me të drejtat e punonjësve, qofshin ata që janë pjesë e Administratës Publike apo edhe atyre të sektorit privat.
E drejta për punë duhet parë ndryshe, 1 Maji është dita kur mendimi dhe vullneti ynë duhet të drejtohet tek mbrojtja e marrëdhënies shoqërore të punës, siç janë kushtet, siguria në punë, rregullimi kontraktual, etj. Papunësia mbetet një plagë e pashëruar me pasoja të rënda sociale për qytetarin dhe shoqërinë.
Për këtë duhet zbatimi me rigorozitet i legjislacionit dhe të gjithë atyre mekanizmave dhe instrumenteve, të cilët mbrojnë punëmarrësit tanë nga çdo dhunim i të drejtave të tyre të parashikuara deri në nivel kushtetues. Askush nuk qëndron mbi ligjin dhe askush nuk duhet të ndjehet i lirë në shkeljen e parimeve të tillë universalisht të mbrojtur sikundër është siguria juridike. Askush nuk meriton ta humbë një vend punë për shkaqe dhe motivacione që nuk kanë lidhje me performancën e tij.
Një njeri i papunë sot është një njeri i varfër nesër dhe një njeri i varfër, është një njeri që ikën. Puna dhe familja e bëjnë një njeri një gur të rëndë në vendin e tij.
Forcimi dhe thellimi i demokracisë në shoqërinë Shqiptare, rritja e nivelit të qeverisjes dhe garantimi i plotë e i gjithëanshëm i lirive, të drejtave dhe interesave të ligjshme të individëve, kërkon si të nevojshme dhe të domosdoshme forcimin e Administratës Publike, mbi bazën e parimeve të profesionalizmit, të pavarësisë dhe integritetit, të paanësisë politike, të transparencës dhe të një shërbimi sa më cilësor ndaj publikut.
Institucioni i Avokatit të Popullit përshëndet reformat dhe masat që synojnë modernizimin e administratës publike dhe zbatimin e ligjit, por këto reforma nuk duhet të sjellin humbjen e vendit të punës për shkaqe të paparashikuara në legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës.
Vëmëndje duhet kushtuar tek siguria dhe kushtet në punë. Mendimi ynë sot shkon për minatorët dhe të drejtat e tyre duke filluar që nga ajo e jetës. Jo të pakta kanë qenë rastet e humbjes së jetës për shkak të kushteve të punës.
Duhet të mendojmë për të gjithë ata qytetarë që punojnë në të zezë, pa asnjë mbrojtje ligjore, pa asnjë siguri, pa asnjë sigurim shoqëror, apo shëndetësor.
Duhet të mendojmë për zbatimin e legjislacionit që rregullon punësimin e grupeve vulnerabël. Ligjet janë aty dhe presin veç të zbatohen.
Sot është dita që të kujtohemi për të gjitha këto e shumë të tjera detyrime të pazbatuara
Sot është dita kur secili prej nesh që ka detyrimin ligjor të përballet me këto probleme të ndjehet keq e të ulë kokën para çdo qytetari, që çdo ditë e më tepër vuan për të patur një punë, një punë të ndershme e dinjitoze, që rrezikon ta humbë atë për shkaqe joligjore, përballë cdo qytetari që i shkelen të drejtat që legjislacioni vendas dhe ai ndërkombëtar i?u njeh dhe sanksionon.
Policia e Shtetit në kuadër të operacionit “Spring” ka arres...
Makinat e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë shkelur rreg...
Ylli Shehu, ish-deputeti i PR, i cili iu bashkua ditën e dje...
Shoqatat e Gazetarëve të Shqipërisë kanë reaguar ditën e sot...
Nën sloganin “Të pushojmë nga puna qeverinë”, të rinjë kanë ...
Janë krijuar rradhë të gjata automjetesh ditën e sotme në ku...
Tre shqiptarë të akuzuar për një sërë vjedhjesh në Itali jan...
Pas 3 vitesh, Komisioni Europian përfundoi detyrën, duke mir...
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë Ti...
Një shifër prej 5 miliard lekësh e depozituar në një bankë t...
Banorët e fshatit Marinzë kanë protestuar mëngjesin e sotëm ...
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e punëtorëve nga protestat e punë...
Himarë – Partia socialiste në Himarë akuzon PD-në se po shet...
E teksa shfaqja në kinema e filmit The Avengers: Age of Ultr...
Deputeti i Partisë Socialiste ka vijuar me kritikat ndaj qev...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka cituar video-lajmin e publi...
Pas suksesit të madh të Furious 7, drejtori i saj James Wan ...
Një konflik i hapur ka lindur ditët e fundit në degën e PD K...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...