Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Me 28 prill 2022, pas një mbledhjeje urgjente, Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi se caktoi prokurorin Arens Çela si drejtues të përkohshëm të Prokurorisë së Tiranës.
Sipas njoftimit, emri i Çelës u propozua nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës dhe u votua unanimisht nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KLP hapi gjithashtu garën për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Tiranës.
Por në korridoret e organit të akuzës thuhet se i njëjti ishte propozim i Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, i cili nga Krimet e Rënda e mori Arens Çelën në kabinetin e tij.
Kur kanë kaluar 6 muaj nga emërimi si i komanduar apo Ii përkohshëm, KLP është kujtuar ta bëjë të përhershëm.
Në mbledhjen e KLP-së që do të mbahet të enjten me 29 shtator, është parashikuar që të diskutohet dhe të miratohet relacioni “Mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatit Arens Çela për Drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.”
Pra, sa për protokoll dhe procedurë, pasi nuk ka një garë të hapur për drejtues të Prokurorisë së Tiranës.

Në 23 mars të vitit 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Arens Çela.
Trupa gjykuese me kryesuese Pamela Qirko, relatore Firdes Shuli dhe anëtare Xhensila Pine, u nda dhe votoi me shumicë votash për konfirmimin e Çelës, ndërkohë që ndaj tij u referuan në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë tre çështje për inspektim.
Anëtarja e KPK-së Xhensila Pine ishte kundër konfirmimit në detyrë të prokurorit Çela si për kriterin e pasurisë ashtu dhe për atë të aspektit professional.
Për prokurorin Çela, në KPK janë mbajtur dy seanca dëgjimore publike pas riçeljes së hetimeve, pasi kishte marrë një denoncim anonim në lidhje me hetimin e një kallëzimi për korrupsion ndaj prokurorit Artan Lulo, gjyqtarëve Sokol Pasho dhe Bedri Qorri dhe një oficeri të policisë gjyqësore.
Ndërkohë, gjatë seancës së parë dëgjimore subjekti u përball me pyetje mbi vendimmarrjen e tij në lidhje me dy çështje të tjera që kishte hetuar.
Njëra çështjet lidhet me një shtetas nga Fushë Kruja, i akuzuar se kishte sulmuar me levë nënën e fëmijëve të tij, pasi ajo e kishte denoncuar për të disatën herë në polici se e dhunonte.
Çela i ka kërkuar gjykatës dënimin e tij për dhunë në familje. Ndryshe nga kërkesa e prokurorit, gjyqtarja e ka riklasifikuar veprën penale në tentative vrasje, duke e dënuar të pandehurin me 22 vite burg. Çështja e dytë lidhej me shoqërimin me forcë të një shtetasi nga policia e Beratit./CNA.al
Ish kreu i Policisë, Gledis Nano në një letër drejtuar sek...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është me një anëtar më pak,...
Vendimi i gjyqtarit Erion Bani që shpalli të pafajshme kom...
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar...
Etleda Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i R...
Seanca për ish-anëtarin e KPA-së, Ardian Hajdarin, në GJKK...
Prokurori Etien Kapo, i cili është pjesë e Prokurorisë...
Ardian Hajdari, ish-komisioneri i Vettingut sot do të përb...
SPAK-u ka shpallur pretencën për anëtaren e komisionit të ...
Etien Kapo, prokurori pranë Gjykatës së Apelit në Durr...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për zgjedhje...
Muhamet Rrumbullaku ka zëvendësuar Gledis Nanon në krye të...
1 shtatori ka shënuar rinisjen e Vettingut. Në shkallë të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e gjeti të drejtë vendimin e ...
Vettingu pritet të rinisë në shtator. Me 4 shtator do të m...
Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët pritet të rinisë në ...
Sulmi kibernetik që ndodhi në muajin korrik ka prekur edhe...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...