Gjyqtarja Ariana Caco tregon florinjtë në Vetting/ Tentativa për të justifikuar pasurinë pa dokumente
KPK me datë 7 tetor, në orën 09:45 do të shpallë vendimin ...

Gjykata Europiane e Strasburgut e ka quajtur të padrejtë shkarkimin e prokurorit Besnik Cani nga Vettingu.
Sipas GJEDNJ-së, prokurori Besnik Cani nuk është gjykuar me të drejtë, pasi ka pasur shkelje të Konventës.
"Në vendimin për Besnik Canin ka pasur shkelje të Konventës. I është mohuar e drejta për një proces ligjor të rregullt", thuhet në vendimin e GJEDNJ-së.
Një vit më parë u shkarkua nga KPA
Me 20 shkurt 2022, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka shkarkuar anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani.
Vendimi u motivua me mungesën e burimeve të ligjshme për justifikimin e pasurisë dhe cenimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.
Në arsyetim, Kolegji u dha të drejtë pothuajse të gjitha pikave të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, ndërsa e cilësoi vendimin e shkallës së parë të vetingut për konfirmimin e Besnik Canit të padrejtë dhe të pabazuar në ligj.
Kolegji evidentoi mungesë burimesh të ligjshme për të justifikuar blerjen e një apartamenti si dhe kursimet e deklaruara për vitet 2005-2006 nga Cani. I njëjti përfundim u arrit edhe për mbulimin e shpenzimeve për vitet 2010-2015.
Lidhur me blerjen e një sipërfaqeje trualli në Paskuqan, një automjeti të markës “Benz” dhe një garazhi pa deklaruar burimin e krijimit, Kolegji arriti në përfundimin se Cani kishte cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.
Kolegji arriti në përfundimin se Cani kishte cenuar besimin e publikut edhe në kriterin e profesionalizimit, përmes lidhjes së një kontrate me kompaninë “Kastrati” për ndërtimin e një karburanti dhe një njësie shërbimi mbi truallin e tij në Paskuqan, përfshirjes në mënyrë të padrejtë të bashkëshortes së tij në listën e kredive të buta në Fier si dhe në pushimin e një procedimi penal në vitin 2006.
Sa i përket kontratës me “Kastratin”, Kolegji argumentoi se prokurori Cani “nuk mund të gëzojë besimin se mund të ushtrojë në mënyrë të pavarur funksionin e tij”.
Besnik Cani e kaloi fazën e parë të vetingut më 27 nëntor 2018, ndonëse 4 çështje që lidheshin me etikën dhe profesionalizmin u dërguan për inspektim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Vendimi u kritikua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe më pas Komisioneri Publik, të cilët evidentuan se KPK kishte hequr dorë nga funksioni për rivlerësimin e subjektit.
Në Kolegj, Cani dhe avokati i tij, Eduard Halimi, udhëhoqën një betejë kundër dy anëtarëve të trupës, duke sfiduar legjitimitetin e tyre në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Para fillimit të procesit, subjekti kallëzoi në SPAK relatorin Luan Daci për falsifikim të formularit të deklarimit lidhur me arsyet e largimit të tij si gjyqtar, ndërkohë që gjyqtari Ardian Hajdari u kontestua se ishte zgjedhur në KPA në kundërshtim me ligjin, pasi kishte një mesatare më të ulët sesa e kërkonte ligji.
KPK me datë 7 tetor, në orën 09:45 do të shpallë vendimin ...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë gëlon nga denoncimet pë...
Shkarkohet nga vettingu gjyqtaja e Gjykatës së Shkallë...
Ish-gjyqtari Admir Thanza, i cili është akuzuar për falsif...
Gjyqtarja e Gjirokastrës, Blerta Marku është shkarkuar sot...
Me 28 prill 2022, pas një mbledhjeje urgjente, Këshilli i ...
Ish kreu i Policisë, Gledis Nano në një letër drejtuar sek...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është me një anëtar më pak,...
Vendimi i gjyqtarit Erion Bani që shpalli të pafajshme kom...
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar...
Etleda Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i R...
Seanca për ish-anëtarin e KPA-së, Ardian Hajdarin, në GJKK...
Prokurori Etien Kapo, i cili është pjesë e Prokurorisë...
Ardian Hajdari, ish-komisioneri i Vettingut sot do të përb...
SPAK-u ka shpallur pretencën për anëtaren e komisionit të ...
Etien Kapo, prokurori pranë Gjykatës së Apelit në Durr...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për zgjedhje...
Muhamet Rrumbullaku ka zëvendësuar Gledis Nanon në krye të...
1 shtatori ka shënuar rinisjen e Vettingut. Në shkallë të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e gjeti të drejtë vendimin e ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...