web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Futbollisti korçar shënon në Hungari, shikoni golin e ish-mbrojtësit të Skënderbeut

22 Shtator 2024, 16:16, Sport CNA

VIDEO/ Futbollisti korçar shënon në Hungari, shikoni golin e

Jorgo Pëllumbi po kalon një formë shumë të mirë në Hungari, aty ku është pjesë e skuadrës së Debrecen.

Mbrojtësi korçar, ishte protagonist me gol, në sfidën e fundit ku skuadra e tij u mposht 3-2 nga Nyiregyhaza.

Ish-lojtari i Skënderbeut, shënoi golin e avantazhit në minutën e 8-të. Pëllumbi përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me një gjuajtje me të majtën, e ndali topin në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Pëllumbi është kthyer në një titullar të padiskutueshëm dhe lojtar të rëndësishëm në formacionin e Debrecen.

24-vjeçari numëron pesë ndeshje të luajtura këtë sezon me fanellën e skuadrës hungareze.





Lajmet e fundit nga