web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Statistika e veçantë e Abrashit, shqiptari nderohet nga klubi i Grasshoppers-it

22 Shtator 2024, 13:28, Sport CNA
FOTO/ Statistika e veçantë e Abrashit, shqiptari nderohet nga klubi
Amir Abrashi

Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Amir Abrashi, është duke shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Grasshoppers, ndërsa ka luajtur në çdo ndeshje.

Abrashi është një legjendë e klubit zviceran dhe njëkohësisht edhe kapiten i kësaj skuadre.

Në takimin e së shtunës në mbrëmje kundër Servette-s, për Abrashin ishte një mbrëmje rekordi me Grasshoppers.

Mesfushori i Kombëtares kuqezi arriti shifrën e plot 250 ndeshjeve zyrtare me klubin zviceran dhe për këtë fakt Amir Abrashi u nderua në prani të tifozëve në stadiumin “Letzigrund”, ku të gjithë u ngritën në këmbë duke brohoritur emrin e tij.

Ndërsa në një postim në rrjetet sociale, klubi i Grasshoppers e falënderon 34-vjeçarin shqiptar.

“Faleminderit Kapiten! Amir Abrashi luajti dje ndeshjen e tij të 250-të zyrtare për ne. Urime për këtë moment historik, Amir”, -shkruahet në postimin e Grasshoppers.

Kështu mesfushori i Shqipërisë u bë futbollisti i 19-të me më shumë ndeshje në historinë e gjigantëve zviceranë./CNA





Lajmet e fundit nga