web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ten Hag: Nuk jam aspak i lumtur, na duhet cinizëm në zonën e penalltisë

22 Shtator 2024, 12:00, Sport CNA
Ten Hag: Nuk jam aspak i lumtur, na duhet cinizëm në zonën e
Erik ten Hga, Manchester United

Barazimi pa gola ndaj Crystal Palace e la plotësisht të pakënaqur trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag.

Këtë gjë tekniku holandez e shprehu hapur në konferencën për mediet pas ndeshjes së javës së pestë të Premier League.

Ai theksoi se nuk është aspak i lumtur me rezultatin e ndeshjes, ndërsa shtoi se skuadra duhet të jetë më cinike në zonën e penalltisë.

"Kur nuk fitojmë, nuk jam i lumtur. Duhet të kishim fituar. Në pjesën e parë i hëngrëm të gjallë. Do të thoja se pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, por në pjesën e parë duhet të kishim shënuar një ose dy gola. Mendoj se luajtëm shumë mirë dhe kishim kontrollin total të lojës. E vetmja gjë që duhet të bënim më mirë është fakti se në zonën e penalltisë duhet të jemi më cinikë”-deklaroi Ten Hag.

Pas ndeshjes së javës së pestë të Premier League, skuadra e Manchester United renditet në vend të 11-të me shtatë pikë, teksa Crystal Palace në vend të 16-të me tre pikë./CNA





Lajmet e fundit nga